Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon nga Rusia bashkëpunim në hetimin e eksplozioneve dhe dëbon diplomatë rusë

Godina e MPJ-së bullgare
Foto: BGNES

MPJ-ja bullgare ka shpallur akoma një diplomat rus persona non grata. Këtë e bëri të ditur dikasteri, duke njoftuar se kanë kërkuar nga Rusia për të bashkëpunuar me autoritetet bullgare në hetimin e eksplozioneve në 4 depo armësh gjatë 10 viteve të fundit, në asgjësimin e provave të rëndësishme gjatë një zjarri dhe në helmimin e tre shtetasve bullgarë.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrje e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva zhvilloi një bisedë serioze me Ambasadoren e Rusisë në Sofje Eleonora Mitrofanova. U theksua se Bullgaria dëshiron marrëdhënie të barabarta dhe të dobishme reciprokisht me Rusinë, por u deklarua se disa komente publike të disa zyrtarëve rusë janë plotësisht të papërshtatshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët u evakuuan nga Libani me aeroplan qeveritar, pritet një fluturim i ri

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-10-01 9.43.PD
Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD