Një nga shpellat më tërheqëse në Bullgari që ndodhet afër Asenovgradit do të hapet më 1 maj. Me rastin e fillimit të stinës së re turistike, 10 turistët e parë do të kenë mundësi ta vizitojnë falas. U njoftua se nuk do të lejohet hyrja njëkohësisht e mbi 8-10 vetave me qëllim respektimin e masave anti-epidemike.
“Dobrostanski Biser” /”Margaritari i Dobrostanit”/ nuk është shpellë e madhe, por në të mund të shihen edhe të tria format karstike – stalaktitet, stalagmitet dhe stalaktonet. Bëjnë përshtypje pellgjet e saj të vogla, që ndodhen njëri poshtë tjetrit.
Emri "Margaritari i Dobrostanit" vjen nga margaritaret e bukura shkëmbore që janë formuar gjatë shekujve në pellgjet e saj të kristalta. Këtu e kalon dimrin një koloni e vogël lakuriqësh të natës me një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekuilibrin në të gjithë zonën. Vendi është lehtësisht i arritshëm dhe i sigurt. Mund të vizitohet nga njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë fëmijët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaRuse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..