652 janë rastet e regjistruara rishtas të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të azhurnuara të Portalit të Unifikuar të Informacionit.
7.36% e 8864 testeve të kryera janë pozitive.
6905 persona me koronavirus trajtohen në spital, nga të cilët 674 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 1222 u raportuan të ishin shëruar.
31 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 16 399 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit për 24 orët e fundit është 12 287. Numri total i të vaksinuarve me dozën e dytë është 213 354 veta.
Ju rikujtojmë se që nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrjen në Bullgari.
Po hiqen "Korridoret" për pazar për të moshuarit në dyqanet ushqimore dhe kufizimet për trajnime dhe gara për sportet kolektive për personat nën 18 vjeç.
Punëdhënësit organizojnë procesin e punës së punonjësve të tyre në distancë, kur është e mundur, duke lejuar punë me prani fizike të një maksimumi prej 50% të stafitEkspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..