"Është shqetësuese se edhe sot, dy mijëvjeçarë pas Ringjalljes së Krishtit, bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe kontradiktave, luftërave dhe të gjitha llojeve të urrejtjes dhe dhunës; se bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të jetë e sëmurë, e zhytur në pasione dhe mëkate".
Kjo thuhet në mesazhin e Patriarkut Bullgar Neofit dhe të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit. Mesazhi thotë se vlerat e përjetshme të ungjillit gjithnjë e më shumë po zhvendosen nga një egoizëm dhe egocentrizëm i paparë, nga një pasion për posedimin dhe konsumimin, se njerëzimi e ka gjithnjë e më të vështirë të jetojë në paqe, si me veten, ashtu edhe me natyrën përreth tij. U bëhet thirrje besimtarëve për të ndjekur me vendosmëri parimet e përjetshme të krishtera ndaj botës dhe gjithçkaje që na rrethon.Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..