Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare: Bota po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe dhunës

Patriku Neofit
Foto: BGNES

"Është shqetësuese se edhe sot, dy mijëvjeçarë pas Ringjalljes së Krishtit, bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe kontradiktave, luftërave dhe të gjitha llojeve të urrejtjes dhe dhunës; se bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të jetë e sëmurë, e zhytur në pasione dhe mëkate".

Kjo thuhet në mesazhin e Patriarkut Bullgar Neofit dhe të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit. Mesazhi thotë se vlerat e përjetshme të ungjillit gjithnjë e më shumë po zhvendosen nga një egoizëm dhe egocentrizëm i paparë, nga një pasion për posedimin dhe konsumimin, se njerëzimi e ka gjithnjë e më të vështirë të jetojë në paqe, si me veten, ashtu edhe me natyrën përreth tij. U bëhet thirrje besimtarëve për të ndjekur me vendosmëri parimet e përjetshme të krishtera ndaj botës dhe gjithçkaje që na rrethon.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD