Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U arrestuan 25 migrantë të paligjshëm nga Afganistani

Foto: arkiv

Njëzet e pesë migrantë nga Afganistani u arrestuan në autostradën Trakia afër Vakarelit në afërsi të Sofjes. Ata ndoshta u braktisën nga trafikantët. Refugjatët u panë të shëtisin në autostradë rreth orës 9 të mëngjesit dhe u dërguan në polici.

Më herët sot, Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov paralajmëroi për rritjen e presionit të migrantëve në kufijtë tanë: “Vetëm në 3 ditët e fundit, ne kemi 323 përpjekje të parandaluara për të hyrë emigrantë të paligjshëm në Bullgari. E them këtë për kundërshtarët e mi sepse deri më sot kemi zero migrim të paligjshëm. Kjo u arrit me përpjekje të mëdha nga rojet tona të lavdishme të kufirit. Ata që do të formojnë një qeveri të përkohshme nesër, le të marrin në konsideratë këtë.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca nuk është përgjegjëse për mungesën e një ambasadori bullgar në Kiev

Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit..

botuar më 24-07-24 10.17.PD

Parashikimi i motit për 24 korrikun 2024

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...

botuar më 24-07-23 7.15.MD
Baza bullgare në ishullin Livingston

Shkencëtarët bullgarë do të eksplorojnë kozmosin e afërt nga Antarktida

Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..

botuar më 24-07-23 5.46.MD