Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kroacia do të ndërtojë bazë të vet ushtarake në Kosovë

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ministri kroat i punëve të jashtme Gordan Radman tha se Zagrebi i kundërvihet  çdo lloj ndryshimi  të kufijve në rajon. Pas takimit me diplomaten e parë të Kosovës Donika Gervalla-Schwartz, Radman tha se Kroacia si një anëtare e Bashkimit Evropian  e përkrah dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Si një nga shtetet e para, të cilat kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri, Kroacia “do të synojë që Kosova të njihet nga vendet, të cilat nuk e kanë bërë këtë deri tani”, deklaroi Radman. Ai përkrahu dhe liberalizimin e regjimit të vizave të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës. Sipas transmetuesit publik të Serbisë RTS – Radio-televizija Srbije, në takim kanë rënë dakord që Kroacia të ndërtojë bazën e saj ushtarake në Kosovë, e cila do të forcojë  sigurinë në regjion. Zagrebi tanimë shpalli se do të shtojë kontingjentin e vet në misionin e NATO-s në Kosovë-KFOR.

Greqia i përmbahet rreptësishtë Traktatit të Lozanës për Minoritetet

Ministria e Jashtme greke hodhi poshtë akuzat se Athina shkel të drejtat e pakicës myslimane. Bashkësia myslimane  në Traki prej 120 000 banorësh “lulëzon”, shkruan gazeta “Kathimerini” e cituar nga BGNES. Deklarata erdhi pas vizitës në rajon të zëvendës-ministrit të punëve të jashtme të Turqisë Yavuz Kiran.  Ai e akuzoi Greqinë  se kufizon liritë fetare dhe gjuhësore të popullsisë myslimane, që ai e përcaktoi si “turke”. “Greqia  mbetet fort e angazhuar me angazhimet e veta, duke respektuar plotësisht të drejtën ndërkombëtare, që është busulla e politikës së saj të jashtme”, deklaruan diplomatët grekë dhe shtuan se po kryejnë dispozitat e Traktatit të Lozanës nga viti 1923, i cili njeh ekzistencën e pakicës fetare myslimane në Greqinë Veriore.

Serbia po e stimulon vaksinimin me bonos prej 25 eurove

Autoritetet serbe i japin kuponë për 3000 dinarë /25 euro/ deri më 31 maj  çdo një qytetari në moshë mbi 16 vjeç, i cili vaksinohen me të paktën një dozë kundra koronavirusit. “Meqenëse nuk mund të ndërmarrim masa diskriminuese negative për ata që nuk do të marrin vaksinën, ne po shqyrtojmë mënyrën e shpërblimit të atyre që kanë vendosur të vaksinohen. Qëllimi është që të shpërblehen ata të cilët kanë treguar përgjegjësi dhe të ftohen të tjerët” - sqaroi presidenti Aleksandër Vuçiç. Ai premtoi që deri në fund të muajit maj, afërsisht  3 milionë veta të imunizohen në Serbi me të paktën një dozë, që të mund të arrihet një imunitet kolektiv. Sipas kryeministres së vendit - Ana Brnabić, mbi ¼ nga popullsia tanimë ka nga dy vaksina të vëna.

Nuk do të ketë roaming midis vendeve nga Ballkani Perëndimor

Që nga data 1 korrik sivjet, hiqet roamingu midis vendeve nga Ballkani Perëndimor. Kjo do të thotë se qytetarët dhe biznesi në rajon do të kenë më shumë para, deklaroi sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Regjional Majlinda Bregu përpara radios “Evropa e Lirë”, e cituar nga BGNES. Maqedonia e Variut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova do të fillojnë të aplikojnë marrëveshjen nga Samiti i Dytë Digjital gjatë vitit 2019. Faza e parë e marrëveshjes u prezantua akoma atëherë, ku çmimi i roamingut ishte pakësuar me 80%, faza e dytë ose zhdukja e plotë e roamingut ishte lënë për verën e vitit 2021. Të rinjtë në regjion besojnë se lehtësimi i roamingut është i dobishëm, ashtu si dhe liria e lëvizjes, kështu qe ky është një  mesazh i shkëlqyer për ta, ka deklaruar Bregu.

Inflacioni në Turqi po merr përsëri vrull

Pavarësisht se Turqia llogarit një rritje ekonomike prej 6% që nga fillimi i vitit 2021, mbi një bazë vjetore çmimet janë rritur me 17,14%. Vetëm gjatë muajit prill rritja është me 1,68 %. Shuma e inflacionit po largohet nga caku i caktuar për nivelin vjetor prej 5%, komentojnë botimet opozitare turke. Kreu i porsaemëruar i Bankës Qendrore Şahap Kavcıoğlu nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan rriti parashikimin e inflacionit deri në fund të vitit nga 9.4 në 12.2%. Prandaj, nuk dëshiron të ulë normën bazë të interesit, e cila mbetet në 19%, pavarësisht se presidenti Erdoğan  është një kundërshtar i ashpër i normave të larta të interesit për të luftuar inflacionin. Pasojat ekonomike nga pandemia dhe ndryshimet në administrimin e Bankës Qendrore Turke kanë zhvlerësuar lirën turke me 13% që nga fillimi i vitit, komenton Rojtersi.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

Sofja ripohoi pozitën e saj mbi perspektivën evropiane të Shkupit

Bullgaria ripohoi pozitën e saj mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mbetet e hapur për një dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Kjo..

botuar më 21-06-22 5.58.MD

Hapen 784 seksione jashtë shtetit për zgjedhjet parlamentare

Bullgarët në 68 vende do të votojnë në gjithsej 784 seksione në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 korrikut, njoftoi Ministria e Jashtme numrin përfundimtar të vendvotimeve. Më shumë vendvotime hapen në Britaninë e Madhe - 135, ndjekur nga..

botuar më 21-06-21 5.04.MD

Zoran Zaev “shëtiti” nëpër Sofje

Vizita e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev më 17 qershor në Sofje filloi në një shkallëminore dhe në një sigurim të tepruar nga të dyja palët. Një ditë para mbërritjes së delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Jashtme..

botuar më 21-06-18 2.45.MD