Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtarakë shqiptarë dhe turq kalojnë përmes Bullgarisë

Foto: EPA/BGNES

Më shumë se 400 trupa ushtarakë do të zhvendosen më 10 dhe 11 maj nga Turqia dhe Shqipëria në Rumani, duke kaluar përmes Bullgarisë. Së bashku me trupat nga 20 shtete të tjera ata do të marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s “Steadfast Defender-21” dhe “Noble Jump-21”. Kontingjenti turk do të kalojë Urën e Danubit - Ruse. Ekipi shqiptar do të kalojë natën në Vidin, pas së cilës do të kalojë urën e Danubit - 2. Njësitë e huaja do të shoqërohen nga "Policia Ushtarake" bullgare.

Natën e 10-11 majit, në kuadrin e stërvitjes ajrore desante “SWIFT RESPONSE 21” nën udhëheqjen e Komandës së Forcave Tokësore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën “DEFENDER EUROPE 21” do të zhvillohet një desant strategjik ajror në Aeroportin Çeshnegirovo afër Plovdivit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD

Nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare

Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..

botuar më 24-08-23 4.03.MD

151 raportime për korrupsion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në gjysmën e parë të vitit

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë pranuar 151 raporte me të dhëna për vepra korruptive të kryera nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas raportit për zbatimin e masave nga Plani Kundër Korrupsionit të Ministrisë së Punëve..

botuar më 24-08-23 10.27.PD