Në një ceremoni në Sallën e Stemës në Presidencë qeveria e re teknike e Bullgarisë, e kryesuar nga Kryeministri Stefan Janev, bëri betimin. Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti ministrat e rinj për guximin e tyre për të marrë përgjegjësi në situatën e tanishme të vështirë. Presidenti paralajmëroi Këshillin e Ministrave se i presin muaj të vështirë dhe trashëgiminë e Kryeministrit të deritanishëm Bojko Borisov.
"Unë nuk bëj premtime boshe, por garantoj me të gjithë autoritetin dhe përvojën time se do të punoj me ndershmëri dhe në interes të shoqërisë," tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev. Si përparësi kryesore të qeverisë ai përshkroi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të akumuluara në vend.
"Edhe pse e përkohshme, qeveria e tanishme ka ambicien të jetë një qeveri e unitetit demokratik," tha Presidenti Rumen Radev. "Ajo përfshin njerëz nga e majta, qendra dhe e djathta, profesionistë politikisht neutralë, ekspertë, sipërmarrës të pavarur dhe persona që shprehin pakënaqësinë e shoqërisë, përfaqësues të rretheve akademike. Ajo provon atë që nuk u arrit nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor - se demokratët me ngjyra të ndryshme mund të kapërcejnë ndarjen dhe të bashkohen rreth kauzës së një Bullgarie të lirë dhe demokratike ".
Sipas Kreut të Shtetit, jeta e shkurtër e ish-Parlamentit bullgar nuk ishte e kotë. "U dëgjuan mendime të pashprehura në vazhdim të shumë kohe, shpirti i parlamentarizmit dhe i fjalës së lirë u ringjall. Parlamenti i 45-të nuk realizoi përfytyrimet e njerëzve për një qeveri të re, ky është një mësim për të gjitha partitë në prag të fushatës së re zgjedhore, "paralajmëroi Rumen Radev.
Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..
Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..
Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për..