Më 13 maj mbushen 40 vjet nga atentati kundër Papës Gjon Pali II në Sheshin Shën Pjetër në Romë. Bullgari Sergej Antonov, një punonjës i zyrës së Aviacionit Civil Bullgar “Ballkan” në Romë, u akuzua për bashkëpunim në sulmin më 13 maj të vitit 1981. Lajmi për “gjurmën bullgare” në atentat u përhap vetëtimti në gjithë botën.
Më 29 mars 1986 gjykata italiane shpalli të pafajshëm Antonov ndërsa vrasësi, Ali Agxha, mbeti në burg për gjithë jetën. Më 1 Prill 1986, pas 1222 ditësh prapa hekurave në një burg italian, Antonov u kthye në Sofje me gjendje të rëndë fizike dhe mendore, të diagnostikuar me atrofi cerebrale të shkaktuar nga ilaçe psikotrope, të cilat sipas mjekëve u janë dhënë me forcë në burg.
Në maj 2002, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bullgari në një takim me Presidentin Georgi Parvanov, Gjon Pali II tha: “Unë kurrë nuk kam besuar në të ashtuquajturën gjurmë bullgare në atentatin ndaj meje, ishte një insinuatë dhe një padrejtësi e madhe ndaj populli bullgar.”
Më shumë mbi temën mund të lexoni KËTU.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..