Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Qeveria teknike e kthen oligarkinë nga jashtë në pushtet

Toma Bikov
Foto: BGNES

Sipas Nënkryetarit të GERB Tomisllav Donçev, nëdrrimi i figurave kryesore në Agjencinë Doganore dhe në Agjencinë e të Ardhurave është një përpjekje për të kontrolluar aparatin shtetëror. Sipas ish-deputetit nga partia GERB Toma Bikov ka lidhje midis emërimeve dhe biznesmenit Vasill Bozhkov, i cili është fshehur në Dubai.

"Qëllimi i kabinetit të përkohshëm është që një pjesë e oligarkisë që jeton jashtë vendit të rifitojë pozicionin e saj në qeverisjen e vendit. Ministri i Financave duhet të përgjigjet nëse shefi i ri i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Rumen Specov, ka jetuar në Dubai në vitet e fundit." Për këtë këmbënguli Bikov në një konferencë shtypi të GERB.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapiten Marin Marinov

U hap një hetim para gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Gaza

Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..

botuar më 25-08-07 3.33.MD
Makina e blinduar Stryker gjatë testimit

Në shtator, fillon montimi i makinave të para të blinduara nga SHBA-të në Veliko Tërnovo

Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën "Ushtria Bullgare" nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjenerali i Brigadës Stojan Shopov...

botuar më 25-08-07 11.28.PD

Kisha Ortodokse Bullgare bën thirrje për vigjilencë ndaj udhëheqësve të vetëshpallur shpirtërorë

Kisha Ortodokse Bullgare ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi "propagandën pagane neo-hindu me elementë pseudo-kristianë". Mitropolitët po bëjnë thirrje për vigjilencë më të madhe kundër "guruve shëtitës, të vetëshpallurve ‘mësues shpirtërorë’ dhe..

botuar më 25-08-07 10.01.PD