Revolucioni bolshevik në Rusi dhe lufta civile që pasoi nxitën mijëra fisnikë dhe intelektualë të largohen nga vendlindja e tyre, që të mund të shpëtojnë nga dhuna e cila ishte duke u ngritur. Shumica prej tyre gjetën një strehim në Bullgari, kurse të tjerë vazhduan drejt Jugosllavisë dhe për më tepër drejt Parisit të dëshiruar.
Agjencia Shtetërore “Arkiva” ka zgjedhur vargun “ Madhëria juaj, zonja Jashtë Shtetit” nga kënga e njohur e Bullat Okuxhava për moto të ekspozitës së vet, me të cilën feston 100 vjetorin nga mbërritja e “emigracionit të bardhë” tek ne. Në tregimin dokumentar ekspozita ndjek rrugën e gardës së bardhë deri në vendin tonë, vendimi i qeverisë t’i strehojë dhe gjurmët e thella të të arratisurve rusë në arsim, shkencë dhe kulturë.
“Pika kulmore e këtij procesi disavjeçar vjen pas vitit 1921, kur është shpartalluar korpusi i Pjotër Vrangjell dhe përmes Sevastopolit trupat e tij ikin nga Rusia - tregon Mihaill Gruev ,kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”. Nuk evakuohen vetëm ushtarakët, por qindra personat e tjerë civilë - oficerë me familjet e tyre, mjekë, mësues, në përgjithësi inteligjenca, e cila ikën nga terrori i kuq. Shumica ekëtyre njerëzve gjejnë në Bullgari atdheun e tyre të dytë. Bëhet fjalë për personalitete, të cilët e lënë shenjën e vet në pothuajse të gjitha sektorët e jetës kulturore, ekonomike, shkencore të vendit tonë në periudhën e mes luftës. Këta njerëz - një pjesë shumëe vogël prej tyre janë ushtarakë, në fakt i skalisin emrat e tyre në kulturën dhe shkencën bullgare.”
Bullgaria i hap kufijtë e veta si dhe zemrën e vet për gardat e bardha, të cilat kërkojnë strehim për shkak të pushkatimeve dhe barbarizmit në shtetin e tyre. Fillimisht ata janë të vendosur në kazerma dhe shkolla ushtarake, kurse më pas shpërndahen në të gjithë vendin.
“Në fillim emigracioni rus numëron pothuajse 100 mijë veta, por gjatë viteve mbeten rreth 20 mijë - po e vazhdon tregimin e vet Mihaill Gruev.
Afërsia midis kulturave dhe gjuhëve, besimi i përbashkët ortodoks janë një pjesë nga faktorët, të cilët ndikojnë mbi ta që të zgjedhin Bullgarinë për një atdhe të dytë. Qeveria e Aleksandër Stambolijskit (1919-1923) po kështu bën përpjekje të mëdha për t'i akomoduar dhe ushqyer ata dhe për krijimin e një lloji punësimi të meshkujve. Kështu Bullgaria e cila pas Luftës së Parë Botërore është në një gjendje mjaft të rëndë - e shtypur nga qindra mijëra refugjatët, të cilët vijnë nga territoret e shkëputura, del si një vend jashtëzakonisht mikpritës. Ajo në të vërtetë ndan nga buka e vet e gojës, që të mund të të shpëtojnë këta njerëz. “
Kurse ata e falënderojnë me një punë krijuese në fusha, në të cilat mund të kontribuojnë si individë me mendje të gjerë, të arsimuar dhe me një kulturë të pasur. Disa prej tyre luajnë një rol themelor në art dhe në sfera të tjera shoqërore, derisa shumë mjekë luftojnë me epidemitë e mëdha të kohës së vet – si tifoja, tuberkulozi, dhe nuk kanë frikë të shkojnë tek popullsia turke në Rodopet dhe të ngrenë mjekësinë në një nivel më të lartë si dhe kujdeset sanitare.
Por, çfarë ngjan me gardat e bardha në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria bëhet aleate e Gjermanisë, dhe si sillet pushteti pas 9 shtatorit 1944 ndaj njerëzve, të cilët kanë ikur nga po ky regjim politik?
“Është fakt se një pjesë e vogël prej tyre, të cilët janë vendosur në Bullgari, përfshihen në korpusin e Vllasovit, i cili lufton në anën e nazistëve - përgjigjet Mihaill Gruev. Me pushtimin e vendit tonë nga Ushtria e Kuqe dhe pas kësaj emigrantët rusë trajtohen si një popullsi jo miqësore, kurse organizatat e gardës së bardhë u likuiduan. Autoritetet janë shumë dyshues për të gjithë ata dhe gardat e bardha bëhen objekt i persekutimeve të ndryshme ".
“Bullgaria bëhet për ta një atdhe i dytë, por njëkohësisht me këtë mbetet ajo etje, ai synim drejt atij të vërtetë. Prandaj dhe na u duk se ky varg më saktë rikrijon statusin e dyfishtë në të cilin ata gjenden në vendin tonë”, shton Mihaill Gruev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bulgarianhistory.org, archives.government.bg, BGNES dhe arkiv
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..