Automobilat Google përsëri janë në Bullgari dhe deri në muajin tetor do të aktualizojnë hartat e veta. Së fundi një aktualizim i ngjashëm për Google Maps dhe Street View tek ne është bërë gjatë vitit 2019, por sivjet ajo do të jetë mjaft më i madh dhe do të përfshijë itinerare fare të reja, monumente kulturore dhe historike.
Makinat, me të cilat do të realizohet regjistrimi i domosdoshëm i të dhënave në Bullgari janë 4 në numër, të pajisura me 8 kamera, të cilat kapin imazhe 360 gradë dhe GPS koordinata. Janë të pajisura dhe me Lidar-një teknologji për një llogaritje dhe matje në distancë përmes ndriçimit të objektit në shënjestër nëpërmjet dritës lazer dhe matjen e kohës për të cilën drita e reflektuar kthehet deri në sensor. Kështu krijohen imazhet digjitale 3D të objektit.
Për muajt, në të cilët janë në vendin tonë, makinat Google do të kalojnë nëpër 47 qytete bullgare. Për herë të parë do të fotografohen vende si Goce Dellçev, Dupnica, Sandanski, Hisarja, Asenovgrad, Tervell, Llukovit, Kotell dhe Montana.
Do të regjistrohen dhe rrugët e sapondërtuara në vend. Sipas statistikës, që nga viti 2014 në Bullgari ka rreth 200 kilometra autostrada të reja dhe qindra kilometra rrugë të reja të klasës së parë. Ndaj kësaj do të shtohet dhe fotografimi i fenomeneve të shumta natyrore dhe zona të këmbësorëve.
Një informacion i ngjashëm të cilin e propozon Google Maps dhe Street View ka vlerë vetëm kur është aktual, i vërtetë dhe adekuat, mendon Gjeorgji Mallçev, specialist i marketingut digjital.
Me itineraret e reja dhe të dhënat e aktualizuara sipas tij kompania i përgjigjet dëshirës së konsumatorëve të kenë mundësi në mënyrë digjitale të vizitojnë një vend, përpara se ta bëjnë këtë personalisht.
Sivjet Google do të fotografojë monumente kulturore të paarritshme për makinat si Plovdivi i Vjetër, 7 liqenet e Rilës, kopshti Botanik në qytetin Ballçik, parkun në Primorsko, qytetin Varna dhe shkëmbinjtë e Bellogradçikut.
Fytyrat e këmbësorëve dhe numrat e automobilave do të mbulohen në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat për konfidencë personale. Vencisllav Karaxhov nga Komisioni për të dhënat personale tha për Radion Kombëtare Bullgare se, korporatat e mëdha respektojnë rregullat gjatë fotografimit të vendeve publike dhe nuk ka shkak që njerëzit të shqetësohen nga shkelja e të drejtave të tyre.
Në një nivel global Google Maps dhe Street View përdoret çdo ditë prej mbi 1 miliardë vetave në 86 vende nëpër botë. Nga kompania planifikojnë të tregojnë në të ardhme përveç itinerarit më të shpejtë, por dhe rrugës më miqësore me mjedisin. Kështu përmes softuerit pritet të pakësohet ndotja.
Redaktore: Vesella Krësteva/ në bazë të intervistës së Dobromir Videvit, BNR-programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Dobromir Videv dhe digitalstars.bg
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..