Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makinat Google përsëri janë në Bullgari

Foto: Dobromir Videv

Automobilat Google përsëri janë në Bullgari dhe deri në muajin tetor do të aktualizojnë hartat e veta. Së fundi një aktualizim i ngjashëm për Google Maps dhe Street View tek ne është bërë gjatë vitit 2019, por sivjet ajo do të jetë mjaft më i madh dhe do të përfshijë itinerare fare të reja, monumente kulturore dhe historike.

Makinat, me të cilat do të realizohet  regjistrimi i domosdoshëm i të dhënave në Bullgari janë 4 në numër, të pajisura me 8 kamera, të cilat kapin imazhe 360 gradë dhe GPS koordinata. Janë të pajisura dhe me Lidar-një teknologji për një llogaritje dhe matje në distancë përmes ndriçimit të objektit në shënjestër nëpërmjet dritës lazer dhe matjen e kohës për të cilën drita e reflektuar kthehet deri në sensor. Kështu krijohen imazhet digjitale 3D të objektit.

Për muajt, në të cilët janë në vendin tonë, makinat Google do të kalojnë nëpër 47 qytete bullgare. Për herë të parë do të fotografohen vende si Goce Dellçev, Dupnica, Sandanski, Hisarja, Asenovgrad, Tervell, Llukovit, Kotell dhe Montana.

Do të regjistrohen dhe rrugët e sapondërtuara në vend. Sipas statistikës, që nga viti 2014 në Bullgari ka rreth 200 kilometra autostrada të reja dhe qindra kilometra rrugë të reja të klasës së parë. Ndaj kësaj do të shtohet dhe fotografimi i fenomeneve të shumta natyrore dhe zona të këmbësorëve.

Një informacion i ngjashëm të cilin e propozon Google Maps dhe Street View ka vlerë vetëm kur është aktual, i vërtetë dhe adekuat, mendon Gjeorgji Mallçev, specialist i marketingut digjital.

Gjeorgji Mallçev

Me itineraret e reja dhe të dhënat e aktualizuara sipas tij kompania i përgjigjet dëshirës së konsumatorëve të kenë mundësi në mënyrë digjitale të vizitojnë një vend, përpara se ta bëjnë këtë personalisht.

Sivjet Google do të fotografojë monumente kulturore të paarritshme për makinat si Plovdivi i Vjetër, 7 liqenet e Rilës, kopshti Botanik në qytetin Ballçik, parkun në Primorsko, qytetin Varna dhe shkëmbinjtë e Bellogradçikut.

Fytyrat e këmbësorëve dhe numrat e automobilave do të mbulohen në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat për konfidencë personale. Vencisllav Karaxhov nga Komisioni për të dhënat personale tha për Radion Kombëtare Bullgare se, korporatat e mëdha respektojnë rregullat gjatë fotografimit të vendeve publike dhe nuk ka shkak që njerëzit të shqetësohen nga shkelja e të drejtave të tyre.

Në një nivel global Google Maps dhe Street View përdoret çdo ditë prej mbi 1 miliardë vetave në 86 vende nëpër botë. Nga kompania planifikojnë të tregojnë në të ardhme përveç itinerarit më të shpejtë, por dhe rrugës më miqësore me mjedisin. Kështu përmes softuerit pritet të pakësohet ndotja.

Redaktore: Vesella Krësteva/ në bazë të intervistës së Dobromir Videvit, BNR-programi “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Dobromir Videv dhe digitalstars.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD