Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Parlamenti Evropian po propozon ngrirje të bisedimeve për pranimin e Turqisë

Parlamenti Evropian kritikon ashpër Turqinë për shkeljen e parimeve të shtetit ligjor në raportin e tij vjetor për vendin, miratuar në Bruksel më 19 maj 2021. Marrëdhëniet midis BE-s dhe Turqisë janë në një nivel historikisht të ulët dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po largon gjithnjë e më shumë Turqinë nga standardet evropiane, thuhet në raport. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve të tjera të BE të lidhin çdo program pozitiv të ndjekur me Turqinë me reformat demokratike”, tha raportuesi spanjoll Nacho Sanchez Amor. Raporti këmbëngul që, nëse Turqia nuk e ndryshon tendencën negative, Komisioni të rekomandojë pezullim të përkohshëm zyrtar të negociatave të pranimit. Raporti u miratua me 480 vota “pro”, 64 - “kundër” dhe 150 abstenime.

Maqedonia e Veriut dëshiron të tranzitojë gaz në Evropën Perëndimore

E gjithë bota i kushtohet temës së investimit në burime ripërtëritëse  të energjisë, efikasitetin energjetik dhe digjitalizimin. Maqedonia e Veriut është gjithashtu e përkushtuar për këto përparësi, tha Kryeministri Zoran Zaev. Në një intervistë për slobodna.tv, Zaev tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Greqi, fokusi i takimeve ishte mbështetja e investitorëve të huaj dhe projekteve në energji, infrastrukturë dhe gazifikim. Si përparësi kryesore gjeostrategjike për Shkupin ai tregoi investimin prej 370 milion euro në terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandrupolis dhe 400 milion euro të tjera në ndërtimin e një termocentrali me gaz. Maqedonia e Veriut dëshiron të bëhet qendra e tranzitimit të gazit nga Greqia për në Serbi, Kosovë dhe Evropën Perëndimore, shtoi Zaev.

Stërvitje ushtarake ruso-serbe i komandove

Trajnime të përbashkëta taktike antiterroriste ruso-serbe filluan në Serbi dhe do të vazhdojnë deri më 25 maj, njoftoi TASS. Do të stërvitet “desant i sistemeve të parashutës “Arbalet”, sulm i objektit të një formacioni të armatosur të paligjshëm, bllokimi dhe asgjësimi i tij”. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes do të ketë gjithashtu demonstrata të klasave të qitjes me armë të lehtë. Për palën ruse në stërvitjet marrin pjesë  afro 200 ushtarakë dhe 11 makina të reparteve speciale të Rrethit Ushtarak Perëndimor.

Kërkojnë impeachment për kryeministrin e Sllovenisë

Më pak se 2 muaj para se Sllovenia të marrë presidencën e rotacionit të BE, kryeministri konservator Janez Jansha është përpara procedurës së impeachment-it. Katër parti opozitare të qendrës së majtë po kërkojnë heqjen e kryeministrit për menaxhimin e keq të krizës së koronavirusit në vend. Përveç kësaj, Jansha tërhoqi kritika për pezullimin e fondeve për Agjencinë Telegrafike Shtetërore, njoftoi AFP. Që nga fundi i prillit, kishte protesta në kryeqytetin Ljubljana me kërkesë për dorëheqjen e Jansha. Votimi i deputetëve planifikohet për në fund të majit, madje partia në pushtet nuk ka shumicë në parlamentin me 90 vende. Në shkurt, qeveria arriti të mbijetojë një votëbesimi për shkak të një ndarje të mprehtë në opozitën e majtë.

Serbia dhe Kosova diskutojnë rreth paprekshmërisë së kufijve

Udhëheqësit e procesit Bërdo-Brioni, i cili përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Kroacinë dhe Slloveninë, miratuan një Deklaratë mbi zgjerimin e BE në rajon. Në të theksohet se BE disponon kapacitetin e mjaftueshëm për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarë të rinj. Liderët bëjnë thirrje për përshpejtimin e zgjerimit dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, sipas sajtit European Western Balkans. Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Millanoviç dhe Borut Pahor, pranuan se në takim kishte kundërvënia midis Kosovës dhe Serbisë për redaktimin e deklaratës. Nga teksti u hoq propozimi i Prishtinës për të regjistruar si kusht për integrimin evropian edhe paprekshmërinë e kufijve shtetërore në rajon.

Përpilues: IvoIvanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES dhe stat.mil.ru

Më shumë nga rubrika

Qeveria raportoi aktivitetet e saj për 9 muajt e fundit të qeverisjes

Programi i menaxhimit vazhdon edhe për nëntë muajt e ardhshëm, me mbi gjysmën (56%) prej masave të zbatuara. Duke marrë parasysh punën e nëntë muajve të qeverisë, kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov deklaroi se me zëvendëskryeministren dhe..

rinovuar më 24-03-08 6.37.MD

Zëri i bullgarëve - si për parlamentin kombëtar

Nëse zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të ishin këtë javë, koalicioni GERB-SDS do të kishte mbledhur më shumë vota - 22,9%, i ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me 19,7%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë..

botuar më 24-03-08 11.27.PD

Ministria e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Në lidhje me komentet e fundit publike të politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e vendit tonë fqinj në Sofje, u thirr për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për..

botuar më 24-03-07 10.01.PD