Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 24 maj nderojmë shpirtin, kulturën dhe arsimin

Foto: BGNES

Për ne bullgarët 24 maj është një nga ditët më të ndritshme të vitit. Kjo është festa e lartësimit shpirtëror, e synimit drejt përsosjes nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe të kulturës. Në këtë ditë kremtojmë veprën e të dy arsimtarëve sllavë Shenjtorët Kirill dhe Metodij, vepër kjo e cila respektohet në të gjithë botën e krishterë.

Në shekullin e IX Vëllezërit e Selanikut zhvillojnë një veprimtari prej misionari duke përhapur fenë e krishtere. Ata hodhën themelet e alfabetit sllav, i cili i dha shtytje serioze zhvillimit kulturor të popujve sllav. Konstantin-Kirill Filozof arriti të krijojë një sistem të të shkruarit, i cili në mënyrë maksimale pasqyronte veçoritë e fjalimit sllav. Kundrejt çdo tingulli ai e vuri shkronjën përkatëse.  Në shumë aspekte ai i dha kuptim simbolik alfabetit të parë – atij gllagollik, sepse ai është i përbërë nga elementet e shenjta të krishterimit – kryqi, rrethi si simbol  i përsosmërisë dhe trekëndëshi si simbol i Trinisë së Shenjtë. Kjo, sipas specialistëve, është një përkushtim i koduar në këto elemente – të cilat vjen të sugjerojnë se alfabeti duhet të shërbejë për të përhapur Fjalën e Zotit në mesë të sllavëve. Kjo është arsyeja për krijimin e një qëndrimi specifik të nderimit ndaj këtij shkrimi e deri më sot.

Në ditët tona germat me të cilat që nga mosha më e njomë shkruajmë dhe lexojmë, sjellin gëzim dhe kënaqësi nga dija, nëpërmjet tyre krijojmë dhe formojmë trashëgiminë tonë kulturore për brezat që vijnë pas. Prandaj këtë ditë ne kremtojmë edhe kulturën, arsimit dhe shpirtin bullgar.

Për herë të parë sivjet pas një vendimi të Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor, në vend “Ditë e arsimit dhe kulturës bullgare dhe e shkrimit sllav”, 24 maj shënohet si “Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave”.

Më shumë për thelbin e kësaj feste të ndritshme për çdo bullgar mund të lexoni në botimin “24 maji – festa e mësuesve dhe edukatorëve të parë sllavënga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet pas fillimit të të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes”

Kanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..

botuar më 24-12-24 5.05.PD

Të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Naumin e Ohrit

Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..

botuar më 24-12-23 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD