Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Javët muzikore të Sofjes-2021”- aksentë, rubrika të reja dhe premiera

Foto: sofiaweeks.com

Pavarësisht nga rrethanat në të cilat duhej të përpilohej, programi i "Javëve muzikore të Sofjes" është, si zakonisht, i larmishëm dhe mbresëlënës. Edicioni i ardhshëm i 52 i radhës i këtij festivali ndërkombëtar prestigjioz fillon më 22 qershor dhe do të vazhdojë  deri më 1 korrik. Në afishen e tij janë përfshirë mbi 50 koncerte dhe dhjetëra ngjarje shoqëruese, pjesëmarrësit  janë mbi 400 përfaqësues të 13 shteteve, mësojmë nga drejtori artistik Momçill Gjeorgjiev.

“Ne e respektojmë misionin tonë të prezantojmë muzikantë të rinj, si dhe të jemi një urë midis interpretuesve të huaj, kompozitorëve dhe kolegëve të tyre bullgarë - sqaron zoti Gjeorgjiev. Në program janë dy koncerte autorësh - të kompozitorëve koreanë dhe brazilianë. I rëndësishëm për ne është cikli i ri “Pasardhës-ndjekës”, në të cilin kemi ftuar Abisall Gergiev dhe Zaurbek Gugkaev (djali dhe nipi i njërit prej dirigjentëve më me ndikim të kohës sonë Valerij Gergiev), Evelin Berezovski dhe akoma rreth njëzet muzikantë të tjerë bullgarë, jo më pak të njohur nga prindërit e tyre.

Momçill Gjeorgjiev

Po vazhdojmë paraqitjen e orkestrave bullgare. Sivjet prezantojmë orkestrën “Orfej”, simfonitë e Vidinit dhe të Vracës, filarmonitë e Ruses dhe të Varnës, dhe “shtyllën tonë kurrizore simfonike”, bashkë organizatore dhe partnere - Filarmoninë e Sofjes, si dhe Ansamblin e Dhomës “Solistë të Sofjes”. Prezantojmë shkollën kompozitore korean jugore, kemi parashikuar një koncert, kushtuar krijimtarisë së Hari Kroulit (Brazili), si dhe të artistëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Gjermania, Finlanda, Rusia e të tjera.”

Hapja është me një koncert i cili i kushtohet 100 vjetorit nga krijimi i Akademisë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigjerov”.

“Gjithmonë u japim skenë dhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët bëjnë një karrierë të madhe jashtë shtetit, por këtu nuk paraqiten kaq shpesh - vazhdon Momçill Gjeorgjiev.

Pllamena Mangova  me të cilën jemi në një partneritet shumë të suksesshëm dhe në sajë të së cilës na erdhën për vizitë artistë botërorë, sivjet feston 30 vjet në skenë. Do të tingëllojnë krijime të Allbena Vraçanskës dirigjenti Pavell Balev do të dirigjoj Filarmoninë e Varnës, Ivan Janëkov është solist i Filarmonisë së Ruses. Vasilena Serafimova do të prezantojë diskun e saj më të ri, do të dëgjojmë dhe Ljudmill Angjellovin, Svetlin Rusevin. Nga Vjena mbërrin Trio SMS në të cilën violinisti është bullgar, kurse një pjesë nga krijimet në diskun e ri, të cilin e prezantojnë janë me ritme ballkanike. Nën emrin Vienna Duo, na vijnë për vizitë Desisllava Dobreva - flaute dhe Bozhana Pavllova - kitarë, kurse programi i tyre titullohet “Impresione Danubiane”.  Finali i shkëlqyer i stinës më të fortë të Filarmonisë së Sofjes është dhe finali i festivalit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD