Për herë të 13-të Ministria e Arsimit dorëzoi çmimet “Pitagor” për kontributin në zhvillimin e shkencës bullgare.
Dr. Venelin Todorov dhe Dr. Maria Ivanovska u vlerësuan në kategorinë "Shkencëtar i Ri". Todorov merret me modelim matematikor, kurse Ivanovska studion diagnozën e stresit akut dhe kronik dhe ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar. Shkolla e Lartë Detare "Nikolla Vapcarov" mori çmimin për ekip shkencor me rezultate për të mirën e shoqërisë. Në kategorinë e re - për zgjidhjen e sfidave publike, u dekorua Prof. Ivajllo Tërnev. Ai ka kontribut për aplikimin e profesionit "Ndërmjetësuesi Shëndetësor". Prof. Dr. Svetlla Danova gjithashtu mori një çmim për përparim në shkencë për studimin e aplikimit të baktereve të acidit laktik.Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..