Për herë të 13-të Ministria e Arsimit dorëzoi çmimet “Pitagor” për kontributin në zhvillimin e shkencës bullgare.
Dr. Venelin Todorov dhe Dr. Maria Ivanovska u vlerësuan në kategorinë "Shkencëtar i Ri". Todorov merret me modelim matematikor, kurse Ivanovska studion diagnozën e stresit akut dhe kronik dhe ndryshimet që ndodhin në sistemin imunitar. Shkolla e Lartë Detare "Nikolla Vapcarov" mori çmimin për ekip shkencor me rezultate për të mirën e shoqërisë. Në kategorinë e re - për zgjidhjen e sfidave publike, u dekorua Prof. Ivajllo Tërnev. Ai ka kontribut për aplikimin e profesionit "Ndërmjetësuesi Shëndetësor". Prof. Dr. Svetlla Danova gjithashtu mori një çmim për përparim në shkencë për studimin e aplikimit të baktereve të acidit laktik.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..