Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e të infektuarve me koronavirus pas pushimeve

Foto: EPA/BGNES

406 janë rastet e reja të Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. 2.93% janë mostrat pozitive nga 13 839 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në tre zonat më të populluara - 89 në Sofje, 43 në Plovdiv dhe 27 në Varna.

23 426 janë të sëmurët me simptoma të shfaqura. Numri i të shtruarve në spital po vazhdon të bjerë dhe tani është 3533. 383 pacientë janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve me koronavirus është 68 persona. Të shëruarit për ditën e fundit janë 2423.

Në 24 orët e fundit janë kryer 16 870 vaksina kundër koronavirusit dhe 1 282 717 bullgarë tashmë kanë marrë të paktën një dozë. 515 963 persona janë imunizuar me të gjitha dozat e domosdoshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shënon 147 vjetorin e Çlirimit të saj

Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..

botuar më 25-03-03 1.52.MD

Ministria e Turizmit po kërkon studentë për stendën bullgare në EXPO 2025

Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..

botuar më 25-03-03 1.19.MD
Doc. Georgi Bërdarov

Shumica e të rinjve bullgarë nuk duan më të largohen nga atdheu i tyre

Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..

botuar më 25-03-03 10.08.PD