Për herë të dytë në historinë e vet 30-vjeçare anketa e Muzikantit të Vitit të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ u përqendrua tërësisht tek artistët e rinj. Publiku kishte mundësinë të zgjidhte fituesin mes 11 talenteve të nominuara nga ekipi i rubrikës "Allegro Vivace". Votimi u zhvillua në janar dhe shkurt 2021 dhe përfshiu gati 4 000 njerëz. Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe koncerti gala me fituesit e 2019-ës dhe 2020-ës do të zhvillohen në tetor, por fituesit tashmë dihen. Ata u njoftuan në eterin e një edicioni special të rubrikës së muzikës klasike të programit "Horizont" të BNR-së.
Për "Muzikantin e Ri të Vitit - 2020" dëgjuesit e BNR-së zgjodhën dirigjentin Dimitër Kosev - dirigjentin më të ri të një teatrit operistik në Bullgari. I lindur në një familje muzikantësh në qytetin Ruse, ai është i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve "Prof. Veselin Stojanov" në qytetin e lindjes, në klasën e pianos të Evgeni Zheljazkovit. Dimitër Kosev studioi në degën e dirigjimit tek Prof. Maksimilian Çençiç dhe piano tek Prof. Stefan Möller në Prayner Konservatorium - Vjenë, duke u diplomuar me sukses në moshën 21 vjeç. Në vitin 2013 Dimitër Kosev bëri debutimin e tij në Bullgari si dirigjent me Filarmoninë e Ruses. Që nga shkurti i vitit 2016 ai është dirigjent me kohë të plotë në Operën Shtetërore Stara Zagora, ndërsa që nga tetori i 2017-ës punon në Operën Shtetërore - Ruse. Në dhjetor 2018 Dimitër Kosev drejtoi koncertin e Krishtlindjeve të Filarmonisë së Sofjes.
Në vitin 2020, vetëm 27 vjeç, Dimitër Kosev u zgjodh unanimisht kryedirigjent i Operës Shtetërore - Ruse. Ai thotë pa hezitim se është frymëzuar nga njerëzit me të cilët punon atje. Pas zjarrit në shtëpinë emblemë të operës verën e kaluar, ai u bë iniciator i fushatës bamirëse "Arti është një feniks". Para "Allegro Vivace" Kosev deklaroi se mbyllja e institucioneve kulturore, përfshirë këtu teatrot e operës, gjatë vitit pandemik tregoi shumë të meta, por gjithashtu i motivoi muzikantët të punonin më shumë dhe më mirë, sepse u bë e qartë se nuk mundet pa muzikën klasike, ose pa kulturën fare. Dirigjenti i ri shpreson që të dalim nga situata e vështirë pak më të mirë.
Dimitër Kosev merr pjesë si pianist dhe dirigjent në projekte të shumta të lidhura me muzikën xhaz, pop dhe rock, përfshirë "Muzika klasike e takon ABBA", "Muzika klasike e takon Queen", "45 vjet Diana Ekspres" dhe të tjerë.
Fituese e çmimit "Ollga Kamburova", me emrin e drejtueses në vazhdim të shumë viteve të "Allegro Vivace", e cila është dhe krijuese e koncerteve gala "Muzikanti i Vitit", për vitin 2020 është dyshja e pianos "Atmosfera" /"Piano duo Atmospheres"/, e cila përfshin pianistet Aleksandra Diçeva dhe Milla Mihova. Çmimi jepet nga ekipi i rubrikës "Allegro Vivace" dhe u jep mundësi fituesve për të bërë incizimet e tyre profesionale në studio në Radion Kombëtare Bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: facebook/kosevmusic, BNRNdonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..
Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..