Bullgaria gjendet në krye të prodhuesve të vajit të livandës në botë, ku përpara disa vjetëve pati zhvendosur dhe Francën. Tregje tradicionale, për të cilat vendi ynë eksporton vajin e livandës janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Kina, Lindja e Afërt dhe e Largët, Vietnami, Maroku, Egjipti, Izraeli, Turqia e të tjera. Sivjet prodhuesit nuk nguten që të bëjnë parashikime për rendimentin, vjellja e të cilit fillon në fillim të muajit korrik. Shkaqet janë të lidhura si me pandeminë nga Covid19, kështu dhe me mbetjen e një sasie të madhe të prodhimit të pa shitur nga fushata e vitit të kaluar.
Petër Hristov është kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Vajrave Eterike në Bullgari, në të cilën anëtarësojnë rreth 100 prodhues. Sipas fjalëve të tij:
“Çdo një prej tyre ndeshet me çmimin e ulët të blerjes dhe pamundësinë për të shitur pjesë të prodhimit të vitit të kaluar. Guxoj të them se kemi anëtarë që kanë probleme shëndetësore për shkak të pamundësisë për të shitur produktet e tyre. Për njerëzit është me rëndësi të punojnë për ndonjë farë përfitimi, që të mund të ushqejnë familjen e vet. Aktualisht, me këtë çmim blerës prej 25 deri më 50 leva për një kilogramë vaj, kjo është e pamundur. Disa kolegë hoqën dorë, i lëruan fushat ose i dhanë me qira. Me rëndësi është se çfarë varieteti po rrit, sepse cilësia e tij përcakton çmimin më të lartë.”
Vet Hristovi kujdeset për rreth 300 dynymë të mbjellë. Sasia e tyre në vend ndryshon vazhdimisht. Shpreson që shteti të ndihmojë prodhuesit, dike i subvencionuar ata me midis 50 dhe 100 leva për një dynym livandë. Anëtarët e Shoqatës rrisin rreth 14 000 dynymë me livandë, të cilët gjenden kryesisht në të ashtuquajturin Hambar të Bullgarisë - Dobruxha. Ky është një nga rajonet, krahas me luginën e Trëndafilave dhe të Starozagorskos, në të cilin janë përqendruar një numër më i madh prodhuesish.
Potenciali për zhvillimin e prodhimit të livandës dhe të kulturave të tjera të vajit eterik në vendin tonë është i madh, meqenëse vendi ynë ka një klimë jashtëzakonisht të përshtatshme, tokë, specialistë të mjaftueshëm si dhe agronomë, varietete me një cilësi të lartë dhe për më tepër një dallueshmëri më të mirë në tregjet botërore. Përveçse në prodhimin e parfumeve livanda përdoret gjerësisht në shumë produkte kozmetike si kremrat, pastat e dhëmbëve, ujërat e fytyrës dhe të gojës, si dhe ilaçe të ndryshme dhe pomada për mavijosje dhe dhimbje të ndryshme.
Livanda mund të përdoret dhe për mjekimin e plagëve dhe të djegieve, sepse përmban tanine, të cilët i vrasin bakteret dhe nuk lejojnë një infektim.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BNR-Shumen, arkiv, dobrudjabg.com
Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar..
Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..
Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në..