Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i ulët i blerjes dhe prodhimi bajat - pengesa për korrjen e livandës të këtij viti

Foto: BNR-Shumen

Bullgaria gjendet në krye të prodhuesve  të vajit të livandës në botë, ku përpara disa vjetëve pati zhvendosur dhe Francën. Tregje tradicionale, për të cilat vendi ynë eksporton vajin e livandës janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Kina, Lindja e Afërt dhe e Largët, Vietnami, Maroku, Egjipti, Izraeli, Turqia e të tjera. Sivjet prodhuesit nuk nguten që të bëjnë parashikime  për rendimentin, vjellja e të cilit fillon në fillim të muajit korrik. Shkaqet janë të lidhura si me pandeminë nga Covid19, kështu dhe me mbetjen e një sasie të madhe të prodhimit të pa shitur nga fushata e vitit të kaluar.

Petër Hristov është kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Vajrave Eterike në Bullgari, në të cilën anëtarësojnë rreth 100 prodhues. Sipas fjalëve të tij:

Петър Христов

“Çdo një prej tyre ndeshet me  çmimin e ulët të blerjes dhe pamundësinë për të shitur pjesë të prodhimit të vitit të kaluar. Guxoj të them se kemi anëtarë që kanë probleme shëndetësore për shkak të pamundësisë për të shitur produktet e tyre. Për njerëzit është me rëndësi të punojnë për ndonjë farë përfitimi, që të mund të ushqejnë familjen e vet. Aktualisht, me këtë çmim blerës prej 25 deri më 50 leva për një kilogramë vaj, kjo është e pamundur. Disa kolegë hoqën dorë, i lëruan fushat ose i dhanë me qira. Me rëndësi është se çfarë varieteti po rrit, sepse cilësia e tij përcakton çmimin më të lartë.”

Vet Hristovi kujdeset për rreth 300 dynymë të mbjellë. Sasia e tyre në vend ndryshon vazhdimisht. Shpreson që shteti të ndihmojë prodhuesit, dike i subvencionuar ata me midis 50 dhe 100 leva për një dynym livandë. Anëtarët e Shoqatës rrisin rreth 14 000 dynymë me livandë, të cilët gjenden kryesisht në të ashtuquajturin Hambar të Bullgarisë - Dobruxha. Ky është një nga rajonet, krahas me luginën e Trëndafilave dhe të Starozagorskos, në të cilin janë përqendruar një numër më i madh prodhuesish.

Potenciali për zhvillimin e prodhimit të livandës dhe të kulturave të tjera të vajit eterik në vendin tonë është i madh, meqenëse vendi ynë ka një klimë jashtëzakonisht të përshtatshme, tokë, specialistë të mjaftueshëm si dhe agronomë, varietete me një cilësi të lartë dhe për më tepër  një dallueshmëri më të mirë në tregjet botërore. Përveçse në prodhimin e parfumeve livanda përdoret gjerësisht në shumë produkte kozmetike si kremrat, pastat e dhëmbëve, ujërat e fytyrës dhe të gojës, si dhe ilaçe të ndryshme dhe pomada për mavijosje dhe dhimbje të ndryshme.

Livanda mund të përdoret dhe për mjekimin e plagëve dhe të djegieve, sepse përmban tanine, të cilët i vrasin bakteret dhe nuk lejojnë një infektim.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR-Shumen, arkiv, dobrudjabg.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD