Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje dhe Plovdiv këmbehen libra për plehra

Foto: BGNES

Nisma "Libra për Plehra" po vazhdon. Sot në Sofje dhe Plovdiv ajo do të zhvillohet nga ora 10 e mëngjesit deri në 1 pasdite. Sipas rregullores, çdokush mund të sjellë një ose më shumë kilogramë mbetje plastike, të pastruara dhe të riciklueshme. Për çdo kilogram, pjesëmarrësit marrin një kupon për një libër prej letre ose për dy libra elektronikë nga një librari në internet.

Që të mund të përfshihen më shumë njerëz pjesëmarrësit mund të marrin maksimumi 2 kuponë. Në Sofje pikat janë përpara dyqaneve të zinxhirit “Kaufland” në rrugën “Filip Avramov” dhe “Gen. Totleben”, dhe në Plovdiv përpara një dyqani të zinxhirit të njëjtë në bulevardin “Peshtersko Shose” dhe në Sheshin “Centralen”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD