Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Stefan Janev shqyrtoi perspektivën evropiane të Shqipërisë me Edi Ramën

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Stefan Janev
Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Stefan Janev u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili është për vizitë në Bullgari më 8 dhe 9 qershor. Të dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale në agjendën evropiane dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, informoi Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë bisedës Kryeministri bullgar theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe aktive të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kryeministri bullgar përshëndeti vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në programin e reformave të BE dhe për të arritur rezultate pozitive në fushat kryesore në këtë drejtim.

Një theks tjetër në bisedë u vu në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me interes të përbashkët ka në një numër sektorësh, si ekonomia, bujqësia, minierat, energjia dhe teknologjitë e larta. Ekziston gjithashtu një potencial për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe komunikacioneve përmes zhvillimit të Korridorit №8, në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, sigurimeve shoqërore. Në sfondin e partneritetit të aktivizuar midis dy vendeve tona gjatë viteve të fundit me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit sektorial priten rezultate edhe më konkrete në të ardhmen.

U diskutua gjithashtu roli i konsiderueshëm i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri si një "urë e miqësisë" midis dy vendeve. Theksi u vu edhe në marrëdhëniet në sektorin e turizmit. Pas bisedës ballë për ballë midis Kryeministrit bullgar Stefan Janev dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u mbajt një seancë plenare e dy delegacioneve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD