Dhoma Bullgare e Ndërtuesve i dërgoi një deklaratë proteste Presidentit Rumen Radev. Kompanitë janë të pakënaqura me punën e qeverisë së përkohshme dhe më saktë me punën e ministres rajonale arkitektes Violeta Komitova, njoftoi BGNES.
Industria është e pakënaqur me faktin se për shkak të fushatës negative kundër sektorit të gjitha veprimtaritë e ndërtimit janë të ndaluara, nuk bëhen pagesa, kontratat nuk realizohen, janë të bllokuara të gjitha programet operative për efikasitetin energjetik, rrjetet e furnizimit me ujë dhe mjedisin, infrastrukturën e transportit , zhvillimin rural. Kjo krijon një rrezik real për të humbur miliarda fonde të BE-së. 250 000 vende pune janë gjithashtu nën kërcënim, sipas dhomës.
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Sot pritet të hapet sezoni i skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje. Është planifikuar të funksionojnë teleferikët "Vitoshko Llale 1" dhe "Vitoshko Llale 2", "Meça Poljana", "Uçebna Pista" dhe "Vitosha Snowpark". Deri më 30..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..