Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rritje serioze të vëllimit të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari. Rritja për të gjithë vendin është 17%. Në Varna rritja është 1%, njoftoi BNR Varna. Sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, Dobromir Ganev, një nga arsyet kryesore për këtë tendencë pozitive është numri i madh i bullgarëve që kthehen nga jashtë.
"Rreth 37 mijë bashkatdhetarë tanë janë kthyer nga jashtë dhe janë regjistruar me një adresë të përhershme në Bullgari. Ata kthehen në Bullgari me idenë për të blerë një pronë dhe për të jetuar dhe punuar këtu. Rreth 25% janë bullgarë të cilët janë kthyer nga Turqia." , komentoi Dobromir Ganev. Një arsye tjetër e favorshme janë normat e ulëta të interesit për kreditë për strehim.Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në..