Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adrenalinë dhe emocione plazhi në Burgas gjatë fundjavës

Nik Xhejkëbsën
Foto: kitesurfingmag.com

Të fluturosh  në kreshtën e valës ose të lëshohesh me paragliding mbi det garanton një përjetim unikal dhe të papërsëritshëm.  Dhe këto janë vetëm një pjesë nga propozimet për qytetin e Burgasit gjatë kësaj fundjave. Ndjenjën për atraksion do ta forcojë një nga të ashtuquajturat kitesurfers më ekscentrik në botë Nik Xhejkëbsën.

Ai vjen tek ne si një mik i posaçëm i Burgasit Kite Cup 2021, i cili do të zhvillohet në plazhin “Atanasovska Kosa”. Në të njëjtën kohë nëpër dallgët në gji do të sillen edhe jahtet nga regata “Çernomorec Burgas 2021”. Mund t’i vëreni dhe përmes një paraglideri, i cili ështëi arritshëm nga zona deri në Kazinonë e Detit, informojnë nga Bashkia e Burgasit.

Plazhet “Burgas Sever” dhe ky i lagjes Krajmorie do të propozojnë turnirë në volejbollin e plazhit, kurse deri më 27 qershor ishulli Shën Anastasia është mikpritës i “Bile festës” tradicionale. Në frymën e ditës së Enjos, ishulli i pret miqtë e vet me rituale për shëndet dhe begati, me muzikë të shumtë, vallëzime, punëtori artistike dhe....zierje bimore, të përziera prej mjeshtërve të përpiktë dhe duarshkathët.

Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD