Në moshën 66 vjeç vdiq Evgenij Bakërxhiev. Ai lindi më 10 shkurt 1955 në Sofje. U diplomua në Institutin e Lartë të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. Që nga viti 1995 është në krye të Bashkimit të Forcave Demokratike Sofje dhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit. Udhëhiqte fushatat parazgjedhore të Stefan Sofijanskit për kryetar të Bashkisë së Sofjes në vitin 1995 dhe të Petër Stojanovit për president në vitin 1996. Ishte motori i fushatës paraelektorale të Forcave të Bashkuara Demokratike për votën parlamentare në vitin 1997. Në qeverinë e Ivan Kostovit ai ishte Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Zhvillimit Rajonal. Drejtonte shembjen e mauzoleut të Gjeorgji Dimitrovit në kryeqytet. Ai gjithashtu zhvillonte bisedimet kryesore me Gazprom për furnizimin dhe tranzitimin e gazit natyror.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..