Forma më e përhapur e trafikimit të njerëzve është me qellim shfrytëzim seksual – tregojnë të dhënat zyrtare e Komisionit Evropian. Prova e radhës për luftimin e “robërisë” moderne është fushata “Blind Betting”. Ajo u krijua nga një ekip bullgar, por do të realizohet në territorin e 26 vendeve evropiane. Disa prej tyre janë vende të origjinës së viktimave, të tilla si Bullgaria, të tjerët janë përcaktuar si vendet e destinacionit, ku trafikantët përdorin viktimat e tyre.
Nën moton “Mos e vë fatin në hartë” fushata duhet të përqendrojë vëmendjen e shoqërisë dhe grupeve të rrezikuara mbi problemin. Fushata zhvillohet në dy etape. Nga 28 qershor deri më 31 korrik fokusi do të jetë mbi rreziqet e tërheqjes së njerëzve në trafik me qëllim eksploatim seksual, ndërsa në periudhën 18 tetor - 30 nëntor do të mësojmë më shumë për të ashtuquajturat “shfrytëzues” të shërbimeve seksuale të ofruara nga viktimat e trafikut të cilat gjithashtu mbajnë përgjegjësinë penale.
Fushata “Blind Betting” mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme “Luftim me Krimin e Organizuar” dhe Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Njerëzve, me përkrahjen e platformës evropiane EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats).
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..