Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radka Aleksova: Unë kam përjetuar një gëzim jo tokësor në skenë

Një tregim për personalitetet, për grupet popullore dhe këngët në jetën e saj

Foto: arkiv personal

Radka Aleksova është një nga këngëtaret popullore më me stil, e dhuruar jo vetëm me zë, por dhe me një jetëgjatësi krijuese për t’u lakmuar. Ajo është në skenë më shumë se gjysmë shekulli, ka përjetuar çaste të shumta të një emocioni dhe të një gëzimi jo tokësor, ka kaluar dhe përmes sprovave të shumta. Ajo ndan mirënjohjen e saj për vitet në korin e famshëm popullor të grave “Misteri i zërave bullgar”, për këtë, se në këtë moment është pjesë nga formacioni i ri i shkëlqyer “Zërat e traditës”, por para së gjithësh është mirënjohja ndaj bashkëshortit të saj- kompozitori dhe dirigjent Bojan Nankov, i cili e ka lidhur jetën e tij me Radion Kombëtare Bullgare.

“Bojan Nankov ka punuar fillimisht në Programin e gjuhës turke të Radio Bullgarisë (si një redaktor muzikor), pas kësaj shkon në redaksinë “Muzikë Popullore” - tregon këngëtarja. Vite të tëra me radhë ai qe dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, në fondin e medias ka më shumë se 1000 përpunime të tij dhe pjesë prej autori. Në një moment ai iku dhe erdhi në Shtëpinë e Minatorit në qytetin Pernik, ku krijoi një kor popullor. Ai qe dhe një pedagog vokal, ka drejtuar grupe të shumta, kurse unë kam marrë pjesë në të gjitha formacionet e tij. Ku është ai, aty jam dhe unë. Kam mësuar shumë prej tij. Unë kam lindur në fshatin Studena (një pjesë nga nën rajoni folklorik Graovo), më kujtohet sesi gjatë verës, pas punës së gjatë në fushë, njerëzit dilnin përpara shtëpive të tyre dhe këndonin nga tre veta - njëri interpretonte melodinë kryesore, dy të tjerët këndonin zërin e dytë. Kishte një burrë, xha Ivani, i cili këndonte shumë bukur, kurse dy gra të tjera ishin zëri i dytë. Unë i pëlqeja shumë këto këngë me dy zëra, ornamentet e vështira, por vetëm dëgjoja, nuk kam kënduar me ta. Mënyrën e sjelljes karakteristike e Graovos e mësova nga një këngëtare nga kori popullor në qytetin Pernik, ku këndova afro 30 vjet kam kujtime shumë të mira. Gjatë vitit 1970 unë ju bashkova korit popullor të Radios Kombëtare Bullgare, kurse pas kësaj - në “Misterin e Zërave Bullgarë”, por asnjëherë nuk u largova nga ky grup amator”.

Kujtimet e Radka Aleksovës për Ansamblin për këngë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare:

“Kur erdha, dirigjent qe Krasimir Kjurkçijski, pas tij kishte dhe dirigjent të tjerë, për shembull Stefan Mutavçiev-për mua ata të dy qenë më të mirët. Shoqëruese në piano qe Dora Hristova, e cila më vonë u bë dhe dirigjente e “Misterit...”

Çfarë kujtohem nga vitet në “Misterin...”? Fillimisht emocionin. Pata udhëtuar jashtë shtetit me grupe të tjera, por të jesh në skenë me këtë kor të shkëlqyer qe një gjë fare e ndryshme. Përgjegjësia qe e madhe , kishte emocion, kishte gëzim. Ne që të gjithë qemë si një në skenë. Përpara të shkoj në “Misterin...”aty qenë Kremena Stançeva, Vasillka Andonova, Nadezhda Hvojneva, Ollga Borisova, Stojanka Boneva, Pavlina Gorçeva, Kalinka Vëllçeva-këngëtare të mëdha ndaj të cilave kisha një respekt të madh.”

Adhuruesit e folklorit bullgar dinë se gjatë vitit 1989 seria e albumeve “Misteri i zërave bullgar” fitoi “Grami”. Mes këngëve është “një nuse pa fëmijë”, soliste është Radka Aleksova.

“Vitet e para me këtë këngë hapnim koncertet e “Misterit...” Kompozitori Nikollaj Kaufman  e krijoi posaçërisht për mua. Pjesën në të cilën dëgjohet të kënduarit tipik të Graovos, e la ta bëjmë unë dhe Bojan Nankov, pavarësisht se nuk kishte se çfarë të hartojmë ne -populli e ka hartuar. “Një nuse pa fëmijë” pranohej shumë mirë nga publiku. Kurse ne qemë shumë të rinj të entuziazmuar, na këndohej shumë, pas koncerteve kishte një gëzim të tillë të përgjithshëm dhe një ndjenjë të një kënaqësie të madhe”.

Radka Aleksova tregon dhe për nxënësit e saj - u jep mësim pa piano, u tregon vetëm me zërin e saj. Përvojën e vet e ndan dhe me këngëtarët e rinj nga “Zërat e traditës”-një formacion, në të cilin përsëri e ndien veten me krahë dhe e lumturuar me këngën.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD