Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e madhe e çmimeve në mes të verës

Foto: BGNES

Në fillim të korrikut Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit njoftoi çmime të reja më të larta për shërbimet themelore në Bullgari. Rritja e çmimit të ngrohjes dhe ujit të nxehtë të ndërmarrjeve të ndryshme të ngrohjes qendrore është midis 4 dhe 23 për qind, për Sofjen rritja është 20 për qind. Rritja e çmimeve të energjisë elektrike për familjet është mesatarisht me 4.4 për qind.

Rritja u shpjegua me faktin se çmimet e nxehtësisë varen nga ato të gazit natyror, i cili që nga fillimi i vitit është rritur me 70 për qind në bursat evropiane, si dhe nga çmimi i naftës, i cili është rritur me 50 për qind në tregjet botërore, dhe i emetimeve të karbonit, që gjithashtu u rrit ndjeshëm.

Megjithëse rritja e njoftuar e çmimeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes në Bullgari është e konsiderueshme, analistët raportojnë se ajo nuk pasqyron të gjitha kostot e nevojshme.

"Në vendimin e Komisionit në fjalë është shkruar qartë se në mënyrë që të arrihen këto çmime, dmth. për të mos qenë ato edhe më të larta, nuk janë parashikuar rritje të pagave, amortizime, investime në infrastrukturë etj. Por kjo vetëm mund të na tregojë se na presin kohë edhe më të vështira, "shpjegoi Vanja Grigorova,  këshilltare ekonomike në Konfederatën e Punës “Podkrepa”, në një intervistë para BNR. Sipas saj, në këtë moment çmimet po mbеten prapa, por në dimër rritja e tyre mund të jetë edhe më e madhe, një fakt që mund të provokojë tension serioz publik.

"Çfarë mund të jetë ky tension – këtë e pamë në vitin 2013 - tha Grigorova. Ajo na rikujtoi pakënaqësinë masive të bullgarëve kundër faturave të larta të energjisë elektrike, gjë që u zgjerua në një protestë politike kundër sistemit në përgjithësi, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë: - Nëse kjo do të ndodhë, ne nuk mund ta parashikojmë. Por edhe tani kishte protesta para Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit për shkak të rritjes së çmimeve të ngrohjes, gazit dhe energjisë elektrike, kështu që në dimër mund të jetë edhe më e frikshme. Në këtë kuptim, çdo qeveri e ardhshme do të përballet me sfida të mëdha ".

Vanja Grigorova e përshkruan si jashtëzakonisht shqetësuese faktin se çmimet nuk parashikojnë shpenzime kapitale për kompanitë, sepse kjo mund të çojë në shpenzime dhe fatura më të larta në të ardhmen. "Kjo po ndodh që prej shumë vitesh në shoqërinë bullgare - ne nuk kemi shpenzime kapitale, gjë që na bën edhe më të varfër. Nëse nuk kemi fitim, është akoma më e nevojshme të ndahen fonde për infrastrukturën, etj. Kjo është arsyeja se pse barra më e madhe bie mbi familjet e varfra – pikërisht ato nuk mund të përballojnë kostot "kapitale" dhe paguajnë më shumë " .

"30% e familjeve bullgare nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë e tyre në mënyrë adekuate. Kjo është katër herë më shumë sesa nivelet mesatare në BE, ku vetëm 7% e familjeve evropiane kanë vështirësi në ngrohjen e shtëpive të tyre. Nëse i shikojmë çmimet dhe bëjmë një krahasim me 10 vitet e mëparshme, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave kostot për ndriçim, ngrohje dhe energji rriten me rreth 42% mesatarisht për një familje, ose 1,140 leva në vit.

Çmimet më të larta të energjisë elektrike, gazit natyror dhe naftës janë një parakusht për rritjen e çmimeve të produkteve kryesore ushqimore  - të bukës, mishit dhe produkteve të qumështit. Më shumë është rritur çmimi i vajit të lulediellit. Për dy javë çmimi i tij është rritur midis 0,8% dhe 8,5% dhe tani shitet për rreth 3.70 leva për një litër. Në fillim të vitit ai kushtonte 2.50 leva, ndërsa në qershor – 3.23 leva.

Cili do të jetë çmimi social që shoqëria jonë do të paguajë për shkak të rritjes së çmimeve - mbetet të shihet.

Përpiloi: Elena Karkallanova (mbi intervistën e Julijana Kornazhevës, BNR - “Horizont”)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD
Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD