Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2021:

Politikanët votojnë për ...

Foto: Ani Petrova

Presidenti Rumen Radev: " Votova për një shtet që i përket interesit të shoqërisë". Kreu i Shtetit shprehu shpresë se partitë do të shfaqin përgjegjësi dhe konstruktivitet për të përmbushur pritjet e qytetarëve. Presidenti theksoi se gjëja më e rëndësishme sot është që bullgarët të dalin dhe të votojnë. “Kjo nuk është vetëm një masë për të kapërcyer çdo orvatje për të ndryshuar votën tonë, kjo është një mënyrë për të kuptuar se nëse duam të kemi një qeveri dhe parlament legjitim dhe të qëndrueshëm, duhet t’i bëjmë të tillë”, tha Kreu i Shtetit.


E ardhmja e shtetit varet nga zgjedhja e qytetarëve bullgarë sot. "Unë u bëj thirrje të gjithëve të votojnë në masë," tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar. "Shpresoj se do të formohet një kabinet pas zgjedhjeve. E gjitha varet nga një kabinet i parashikueshëm dhe i qëndrueshëm. Ne kemi treguar vendosmërinë tonë për të minimizuar votën e blerë. Për momentin ka një prani masive të policisë në të gjithë vendin," tha Janev.


Ish kryeministri Bojko Borisov e përshkroi ditën e zgjedhjeve si kaotike: "Ajo që Evropa po vëzhgon sot janë zgjedhje në Venezuelë - kaos i plotë në vend, ndërsa jashtë shtetit është vjedhja e shekullit," tha udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov pas votimit sot. "Vijnë disa njerëz, që thonë se janë specialistë, hyjnë dhe fillojnë t’i prekin makinat, na telefonojnë nga Bursa, nga Edreneja, tmerr ... Ne nuk do t’i anulojmë zgjedhjet, ata duhet të tregojnë fytyrat e tyre kriminele," shtoi Borisov.


Maja Manollova nga "Ngrihu! Kriminelët jashtë!" u bëri thirrje njerëzve të votojnë. Sipas fjalëve të saj ajo ka votuar "për ndryshim, për njerëzit e zakonshëm dhe që problemet e tyre të zgjidhen menjëherë".


Hristo Ivanov, bashkëkryetar i Bullgarisë Demokratike, gjithashtu votoi për një ndryshim dhe transformim të thellë: "Unë jam optimist, ne thjesht duhet ta kryejmë punën tonë. Pavarësisht nga bindjet politike të njerëzve, unë thërras: dilni dhe votoni."


Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /DPS/, Ahmed Dogan, votoi me makinë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe refuzoi të bëjë deklarata.


"Unë votova për një Bullgari të prosperuar - anëtare të BE-së, NATO-s, Eurozonës, Shengenit; për të ardhura evropiane, për stabilitet dhe jo në vend të fundit - për qeverinë e krahut të djathtë. Ne kemi të drejtën të votojmë, kurse ata që votojnë kanë të drejtën të kërkojnë nga ne ", tha kryetari i Bashkimit të Forcave Demokratike Rumen Hristov.


Liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova gjithashtu votoi për të vazhduar procesin e ndryshimit. "Duhet të formohet një kabinet i ri. Mendoj se pjesëmarrja do të jetë më e ulët. Edhe për shkak të faktit se është verë.


"Unë u bëj thirrje të gjithëve që të votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një vend me rregulla," tha Kryetari i Republikanëve për Bullgarinë Cvetan Cvetanov, pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar dhe shprehu shpresën se zgjedhjet do të ishin më të drejta sesa në prill.


Redaktore: Elena Karkalanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Bruksel ka rezerva ndaj iniciativës regjionale “Ballkan të Hapur” Administrata e Brukselit vlerëson negativisht nismën për “një mini Shengen” ose “Ballkan të Hapur” të liderëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendon, se ajo..

botuar më 21-09-17 2.33.MD

Një tjetër “parti ndryshimi” po shkon në zgjedhje

Për herë të parë në kuadrin e një viti bullgarët do të votojnë herën e tretë me radhë për një parlament të ri. Kjo imponohet pasi Legjislaturat e 45-të dhe 46-të të Kuvendit Popullor nuk arritën të formojnë një qeveri të rregullt. Paaftësia e..

botuar më 21-09-16 1.50.MD

Partitë po i fshehin kandidatët e tyre presidencial nga frika e komprometimit

Presidenti Rumen Radev shpalli gjatë ditëve të pushimit se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht më 14 nëntor. Pavarësisht se deri në datën e shpallur mbeten vetëm 2 muaj, lojtarët kryesorë politikë akoma po..

botuar më 21-09-13 3.11.MD