Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë për pushimin nga puna të drejtorit të spitalit më të madh të urgjencës në Bullgari "Pirogov"

| rinovuar më 21-07-15 3.14.MD
Foto: BGNES

Mjekët nga “Pirogov” bllokuan bulevardin “Car Boris III” në Sofje. Ata protestuan në mbështetje të Prof. Asen Balltov, i cili u hoq nga posti i drejtorit. Kreu i spitalit më të madh të urgjencës në vend është akuzuar për shkelje financiare pas një inspektimi nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore.

Balltov sfidoi në gjykatë të dhënat nga inspektimet dhe tha se drejtori i fondit Petko Sallçev po ushtron presion mbi spitalet në vend. “Pirogov” nuk abuzon me mjetet e fondit, por i trajton pacientët pa marrë parasysh sa sa i kushton spitalit mjekimi i tyre. Nuk ka asnjë pacient fiktiv. Të gjithë pacientët janë trajtuar në kuadrin e shtegut shëndetësor për Covid-19. Trajtimi është kryer falas dhe njerëzit nuk kanë paguar asnjë stotinka, tha Balltov.

"Në protokollet shihet se ka një aktivitet të raportuar, por të parealizuar të më shumë se 400 personave për mbi 1 milion leva (500 mijë euro). Shumica e tyre janë diagnostikuar me cirrozë të mëlçisë dhe dështim kronik të veshkave", u përgjigj Ministria e Shëndetësisë. Në mënyrë të rastësishme Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore ka kryer një sondazh në mesin e një pjese të "të sëmurëve" të cilët kanë thënë se nuk janë trajtuar në spital. Për një pjesë tjetër të "të sëmurëve" është konstatuar se janë pjesë e stafit të spitalit dhe gjatë "trajtimit" kanë qenë në punë në spital, sipas orarit të punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD