Më shumë fonde janë të nevojshme për zhvillimin e arkeologjisë bullgare. Shkencëtarët bullgarë meritojnë më shumë mbështetje nga shteti. Këtë apel e bëri Nënpresidentja Ilijana Jotova në përshëndetjen e saj me rastin e 100 vjetorit të hapjes së Institutit Arkeologjik Bullgar, pasardhësi i të cilit është Instituti Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Nënpresidentja theksoi se çdo metër katror i Bullgarisë tregon për kohë të largëta dhe madje në vendet e zbuluara ka akoma për t'u zbuluar. Jotova i dhuroi institucionit shenjën e nderit "Shenjtorët Kirill dhe Metodij” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shkencën bullgare dhe për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore bullgare.
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë,..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..