Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 400 000 të moshuar do të marrin para shtesë

Foto: BGNES

Pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% ​​nga 1 tetori, njoftoi Ministri i Çështjeve Sociale dhe Zëvendës Kryeministër Gëllëb Donev. Përveç kësaj, 431 mijë njerëz mbi moshën 65 vjeç me pensione nën kufirin e varfërisë prej 369 leva (rreth 185 euro) do të marrin një shtesë prej 50 levash (rreth 25 euro). Gëllëb Donev sqaroi se megjithë rritjen e pensioneve ndihmat për energjinë për gati 230 mijë pensionistë do të mbeten. Sipas Ministrit, 27-28% e pensionistëve në Bullgari jetojnë në rrezik të varfërisë, ndërsa në Bashkimin Evropian ky nivel është rreth 17-18%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD
Foto: Qendra e Shpëtimit - Ballkani i Gjelbër

Qindra zogj ranë viktima të fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri

Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..

botuar më 25-01-02 1.43.MD

Në Caribrod diskutuan ndryshimet që priten në Serbi

Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..

botuar më 25-01-02 11.18.PD