Përmbytjet e mëdha në Gjermani ditët e fundit janë një nga shembujt më të mirë për pasojat nga ngrohja globale dhe ndryshimi në klimë në një përpjesëtim botëror. Një metodë bazë për përballimin e problemit është kalimi drejt lëndëve me emisione zero, të cilat nuk lëshojnë dyoksid karboni dhe janë në miqësi me mjedisin. Hidrogjeni është një transportues i tillë i energjisë, i cili është dhe mes alternativave më premtuese për ruajtjen e energjisë.
Pikërisht në këtë drejtim shkencëtarë nga Instituti i Elektrokimisë dhe Sistemeve të Energjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave po përpunojnë metoda të reja për prodhimin e hidrogjenit, përmes të cilave të evitojnë ndryshimin progresiv të klimës. Drejtuese e projektit është doktoresha e re Elica Petkuçeva, e cila është finaliste dhe në programin “Personalitetet e reja më të spikatura të Bullgarisë 2020”.
Sipas saj një inovacion i tillë mund të çojë deri në një pakësim të konsiderueshëm të prodhimit të përgjithshëm të energjisë nga lëndët djegëse fosile. Qëllimi konkret është optimizimi i përbërjes dhe i strukturës së katalizatorëve të përdorur për prodhimin e hidrogjenit, përmes rritjes së efikasitetit energjetik dhe uljes së çmimit të elektrodave që rezultojnë. “Shpresojmë në suksesin e projektit dhe në kontributin e madh, të cilin ai mund ta fitojë”, komenton doktoresha Elica Petkuçeva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..