Mihaill Minkov është një astro-fotograf dhe dizajner grafik që eksploron misteret e qiellit të natës nëpërmjet foto-objektivit. Ekipi i programit "Izotopia" të BNR-së e sfidoi atë të filmonte July Morning /një traditë në Bullgari e pritjes së lindjes së diellit më 1 korrik.
Simboli i July Morning është pritja e fillimit të ri dhe shpresa për një të ardhme më të ri/, por jo pritjen e lindjes së diellit, por perëndimin e tij.
Për këtë qëllim fotografi udhëtoi qindra kilometra për të fotografuar momentet e fundit të 1 korrikut dhe lindjen e natës. Koha e tij ishte e kufizuar, ndërsa territori i veprimit - rrethinat e fshatit Krapec dhe plazhet e egra veriore gati në kufirin tonë me Rumaninë.
Megjithëse është mjeshtër i astrofotografisë këtë herë ai nuk arriti të na tregojë yjet, sepse moti nuk e lejoi këtë. Në mes të mjegullës dhe lagështisë që vinte nga bregu i detit Misho u zhyt në një aventurë mesnate për të zbuluar bukuritë e bregdetit verior bullgar nga një këndvështrim më i ndryshëm.
Falë kamerës, e cila disponon një sensor të ndjeshëm, Mihaill tregon peizazhe që nuk mund të shihen me sy të zhveshur.
Fotografimi i perëndimit dhe i lindjes së natës pas pritjes së July Morning këtë vit na krijoi ndjenjë trishtimi: “Për fat të keq nuk ka yje, ka re, por ishte interesante, shihen forma abstrakte dhe ardhja e stuhisë!” - kështu e përshkroi fotografi atmosferën në fund të festës së July Morning. Megjithë atë ai e do motin ekstrem, ndërsa rezultati i kësaj dashurie është më se mbresëlënës.
Akoma vepra të tij mund të shihni KËTU: https://www.fineartshot.com/, https://www.facebook.com/fineartshot/
Foto: Mihaill Minkov
Autorë: Llora Tërkoleva dhe Ivan Notev
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaBullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..
Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..
Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..
30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë..
Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në..