Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS) në Sofje

Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore është e vetmja shkollë e lartë ekonomike në renditjen e QS World University

Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS) në Sofje është ndër katër shkollat ​​e larta bullgare dhe e vetmja ekonomike në renditjen prestigjioze të universiteteve evropiane QS World University Rankings, njoftoi qendra e shtypit e..

botuar më 24-07-30 12.09.MD

Avionët francezë tashmë po shuajnë zjarrin përgjatë kufirit bullgaro-grek

Shtrirja e zjarrit përgjatë kufirit bullgaro-grek është rritur gjatë natës. Zjarri kapërceu pastrimin mbrojtës në 2 vende në territorin bullgar, por u vu nën kontroll, njoftuan autoritetet. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe po dërgojnë njerëzit..

botuar më 24-07-30 10.21.PD

Parashikimi i motit për 30 korrikun 2024

Të martën do të jetë me diell dhe e ngrohtë në pjesën perëndimore. Në gjysmën lindore të vendit do të mbajë mot i vranët dhe sidomos gjatë natës dhe deri në mesditë do të ketë reshje të shkurtra, vende-vende të dendura shiu me bubullima. Ka kushte..

botuar më 24-07-29 7.35.MD