Atletet bullgare Ivet Llallova dhe Inna Eftimova nuk arritën të kualifikohen për në gjysmëfinalet e 200 metrave në Lojërat Olimpike të Tokios.
Inna Eftimova përfundoi e pesta në serinë e saj me kohën 23.42 sek., duke iu afruar arritjes së saj personale për sezonin 23.41 sek.
Ivet Lalova gjithashtu përfundoi e pesta në serinë e saj me një rekord personal për sezonin në disiplinën e saj - 23.39 sek. Për të, kjo ishte pjesëmarrja e pestë në lojëra olimpike.
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..