Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Andon Balltakov jep dorëheqjen

Andon Balltakov
Foto: BGNES

Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Andon Balltakov ka paraqitur një kërkesë për përfundimin e parakohshëm të kontratës së tij për menaxhimin e medias nga 6.8.2021.

“Motivet janë thellësisht personale, kjo është arsyeja pse sinqerisht lutem për përmbajtje nga analiza dhe komente ... Unë besoj se Këshilli i Mediave Elektronike do të zgjedhë një drejtues i cili nuk është i lidhur me interesa politike apo ekonomike dhe që do të vazhdojë punën në transformimin e organizatës” shkroi Balltakov në një mesazh drejtuar punonjëseve të BNR.

Andon Balltakov mori detyrën në janar 2020 pas një krize menaxhimi në media. Para se të drejtonte Radion Kombëtare Bullgare, ai ishte menaxher në CNN, Associated Press dhe të tjerë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD