Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shtëpitë e mençura” mund të pushtojnë tregun e pasurive të paluajtshme më shpejt nga sa pritej

Foto: arkiv

Ju nevojitet që të udhëtoni për një-dy javë, por në shtëpi mbetet kafsha juaj e shtëpisë, të cilën të afërmit tuaj ose shokët duhet që ta ushqejnë çdo ditë. Dhe në këtë nuk do të kishte ndonjë gjë të pazakonshme nëse kohët e fundit nuk keni hyrë në një shtëpi të një brezi krejt të ri. Pavarësisht se për pjesën më të madhe të njerëzve kjo tingëllon në mënyrë ekzotike, e ashtuquajtura “shtëpi e mençur”, në të cilën çdo gjë mund të  kontrollohet nga distanca, pak nga pak do të bëhet një ofertë në tregun e pasurive të paluajtshme. Çdo pajisje e shtëpisë do të mund të lidhet me internetin dhe të drejtohet nga telefoni juaj mobil. Kështu , pas një dite të gjatë pune, kur ktheheni në shtëpi, shtëpia juaj do të jetë mjaft e freskuar ose e ngrohur, dyshemeja do të jetë e pastruar, kurse produktet të cilat kanë mbaruar, do t’ju presin përpara shtëpisë, meqenëse frigoriferi juaj disponon me funksionalitetin për t'i porositur ato në vendin tuaj . Në intervistën  e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare futurologia Mariana Todorova prognozon se, një skenar i ngjashëm, mund të realizohet më shpejt nga e pritura:

Mariana Todorova

“Mundet që kjo të rastis deri më 10 vjet, sepse teknologjia nuk është shumë e ndërlikuar, tanimë ekziston dhe nuk do të jetë e shtrenjtë. Po flasim  për aplikimin e tij globalisht, sepse në nivelin e përparimit teknologjik, fenomenet zhvillohen në këtë mënyrë. Sado vonë që të vijnë në vendet, të cilat nuk janë dhe kaq të zhvilluara, vonimi nuk është dhe kaq i madh”.

Arkitektura dhe materialet nga të cilat janë të bëra banesat e së ardhmes po kështu do të ndryshojnë, është i bindur futurologia:

“Mbase këto shtëpi do të pajisen me më shumë panele fotovoltaike, të cilat do të kënaqin  nevojat e korrentit , ose do të blejnë energji elektrike me çmime më të ulëta nga godina ose objekte të tjera, të cilat i prodhojnë. Fasadat do të bëhen mbi bazën e 3D dhe 4D printimit, që do të thotë se do të mund të ndryshojnë karakteristikat e veta. Gjatë verës do të jenë në një ngjyrë të çelët, që të mos mbledhin ngrohtësi, kurse gjatë dimrit në një ngjyrë të errët, që ta akumulojnë. Në këtë mënyrë prona drejtohet në mënyrë efektive dhe do të kursejë resurse të shumta.”

Pak nga pak ndryshojnë kërkesat, të cilat blerësit i kanë për banesat të cilat i marrin me qira ose i blejnë. Gjithnjë e më shpesh, tani për tani kryesisht në vendet aziatike, njerëzit kërkojnë banesa të vogla ose fare të vogla, në të cilat mobilet mund të transformohen, kurse mobilimi është tepër modest.

Një shembull për një shtëpi funksionuese mobile, e cila mund të transformohet dhe në një hapësirë për një përdorim publik është ky i projektuar nga arkitekti Dejvid Martin. Ajo qetësisht mblidhet në një kuti e cila mund të transportohet me kamion. Pas zhbllokimit dhe me ndihmën e një mekanizimi të ndërlikuar, për disa minuta shfaqet një shtëpi, e pajisur me mobile dhe dizajn sipas shijes së klientit.  

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Facebook /@mariana.todorova, tenfoldengineering.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gabriella Haxhikostova

Gabriella Haxhikostova: Bullgarët në Hungari gëzojnë një respekt të madh

Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..

botuar më 25-04-30 7.05.PD

Radioja Kombëtare Bullgare ecën me siguri me kohën dhe tani ka lajme me një avatar virtual

Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..

botuar më 25-04-29 12.07.MD

Formacionet ushtarake hapin dyert e tyre me rastin e Ditës së Ushtrisë Bullgare

Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozita statike të armëve, pajisjeve..

botuar më 25-04-29 5.25.PD