Liqeni Atanasovsko shënon vjetorin e 41 nga krijimi me Festivalin e Kripës, i cili popullarizon produktet natyrore nga laguna e kripur dhe liqeni. Miqtë e Panairit do të njihen me llojet e ndryshme të kripës së Detit të Zi dhe me rrugën e saj deri në trapezën tonë. Do të prezantohen edhe produkte kozmetike me lym dhe baltë nga Deti i Zi etj. Adhuruesit e kuzhinës shtëpiake do të shikojnë se si bëhet turshi vetëm me kripë dhe perime. Për fëmijët parashikohen aktivitete që lidhen me studimin e kripësisë së ujit, vëzhgimin e kristaleve të kripës dhe gaforres së kripës.
Një punishte artistike do të prezantojë teknika për pikturimin me kripë.
Edhe këtë vit, Treni i Kripës do të transportojë vizitorët falas nga pishinat me lym dhe baltë në Muzeun e Liqenit Atanasovsko, kripës dhe zogjve “simBiotike”.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për..