Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kuker Berlin” – shtëpia e kulturës ballkanike në kryeqytetin gjerman

Foto: Facebook/Kuker Berlin

Të ashtuquajturat “kukerë” janë pjesë e maskaradës dhe ritualeve bullgare, me të cilat i trembim dhe i largojmë shpirtrat e këqij që të kemi një korrje të pasur në vitin e ardhshëm. Sot, në një distancë prej 1,643 km nga Sofja, një familje artistike bullgare po përpiqet të dëbojë injorancën dhe dallimet midis kulturës bullgare dhe asaj evropiane perëndimore dhe të vendosë stilin ballkanik në pamjen e përgjithshme të artit bashkëkohor në një vend të vogël, të cilin ata e kanë quajtur në mënyrë simbolike "Kuker Berlin".

Diljana Veliçkova dhe burri i saj Valentin organizojnë ngjarje kulturore, lexime letrare, koncerte dhe ekspozita tashmë dhjetë vjet. Ata e kanë filluar aktivitetin e tyre në qytetin e lindjes, Sofjen, dhe e kanë vazhduar në Berlin, ku jetojnë që nga viti 2012. "Sofja është një Berlin i vogël për mua," thotë Diljana, duke shtuar se nuk i pëlqen fjala “nostalgji” sepse e trishton. Kjo është arsyeja se pse ajo dhe familja e saj kanë gjetur një mënyrë për ta krijuar Bullgarinë e tyre të vogël në Berlinin e madh, kështu qe të mos humbasin shtëpinë. Kjo është pikërisht qendra e re kulturore që hapi dyert në vitin e vështirë 2020.

"Kuker Berlin" u shfaq, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet, në përgjigje të pandemisë. Kur masat serioze hynë në fuqi në mars të vitit të kaluar, çdo organizate kulturore si e jona duhej të rimendonte punën e saj dhe si të shkonte përpara. Dhe siç kanë thënë njerëzit më të mençur se ne, kur të mbyllet një derë, do të hapet një tjetër. Ne hapëm derën për Kuker Berlin."

Ata kishin fatin për të gjetur një vend të mrekullueshëm për përpjekjen e tyre, vend ky i cili tashmë ka funksionuar si një qendër kulturore për gati 30 vjet. Diljana thotë se sot ata kanë ambicien për ta bërë atë një shtëpi bullgare në Berlinin multikulturofr.

Në fillim kishim qëllim për të grumbulluar thesare të vogla nga Bullgaria dhe Gadishulli Ballkanik, sepse ne kemi shumë artistë të preferuar nga vendet tona fqinje. Kishim dëshirë për ta treguar krijimtarinë dhe mjeshtërinë e Ballkanit, por në një mënyrë moderne, në një gjuhë moderne, në mënyrë që t’u bëjmë përshtypje njerëzve që nuk e njohin kulturën tonë. Është interesante se elementet dalluese që i kemi në kulturën bullgare gjenden shpesh edhe në kultura të tjera. Po përpiqemi të krijojmë kushte për kryqëzimin e kulturave të ndryshme” – bën konkluzionin Diljana.

Kuker Berlin funksionoi normalisht vetëm për dy muaj, në shtator dhe tetor, para se të mbyllet për shkak të pandemisë. Por koha ishte e mjaftueshme për t'u provuar dy bullgarëve se ka kuptim dhe gjërat që ata tregojnë janë interesante për audiencën e huaj. Hapja në shtator ishte me ekspozitën fotografike "Etydet e Ballkanit" të Ivan Shishiev.

Një udhëtim i vogël statik nëpër disa vende të Ballkanit që ende mund të shihet atje. Disa lexime letrare dhe koncerte dhome u organizuan në oborrin e pasmë romantik dhe të fshehur nga globalizmi. "Thirrja ime për njerëzit në qytetet më të mëdha evropiane, kryeqytetet, është: Hyni në oborret e fshehura! Gjithmonë ka diçka për të gjetur atje”, bën shaka Diljana.

Del se për shumicën e vizitorëve vendas në Kuker Berlin ky nuk është takimi i parë, por i radhës me kulturën dhe realitetin bullgar.

"Vendi ynë është i njohur kryesisht për natyrën e tij, sepse shumë gjermanë kanë vizituar bregdetin bullgar të Detit të Zi dhe malet tona.Dhe pastaj vjen ngrohtësia e bullgarit. Komuniteti bullgar në Gjermani është mjaft i madh dhe pothuajse çdo gjerman ka një bullgar të njohur, një koleg, një bashkëstudent, kështu që ata e njohin anën njerëzore të kulturës sonë," thotë Diljana.


"Skena e Berlinit është shumë prestigjioze dhe mikpritëse për gjithçka të re dhe të ndryshme", thotë Diljana. - Kjo është arsyeja se pse kushti ynë i vetëm për artistët që do të paraqesim është dygjuhësia, veçanërisht kur flasim për letërsinë.Sepse ne duam të ndërtojmë një urë kulturore dhe jo të krijojmë kufizime dhe misticizëm." 

Përpiloi: Vesella Krësteva /mbi intervistën e Ivan Rusllanovit për BNR – “Horizont”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/Kuker Berlin


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD