Qyteti Bansko tërheq nomadë digjitalë nga e gjithë bota me një internet me shpejtësi të madhe dhe coworking spaces (hapësira të përbashkëta për punë) të pajisura shumë mirë dhe çmime të ulëta. Qëndrimi mesatar i një udhëtari që punon në një vend të caktuar është rreth një muaji. Por, shumica kaq shumë e pëlqejnë qytezën pushimore Bansko në rrëzët e malit Pirin, saqë mbeten për pak kohë më të gjatë, kurse disa dhe për gjithmonë. I tillë është rasti dhe me Maria Stojanovën , menaxhere “Përmbajtje dhe komunikime” në Travel Massive - një rrjet ndërkombëtar për udhëtarë dhe punonjës në turizëm. Gjatë vjeshtës së kaluar, rreth kufizimeve për shkak të koronavirusit, ajo transferohet për të jetuar dhe punuar në qytetin Bansko dhe bëhet pjesë nga një bashkësi shumëkombëshe prej rreth 150-200 nomadësh digjitalë, kryesisht nga Bashkimi Evropian . Disa prej tyre punojnë për veten e vet dhe kanë biznes të vet, të tjerë punojnë për kompani të ndryshme në distancë në coworking spaces në qytet.
“Një nga prioritetet është se jemi në Bashkimin Evropian, por në fakt jemi jashtë zonës së Shengenit dhe shumë udhëtarë jashtë Evropës e kanë të përshtatshme të vijnë këtu për më gjatë. Po kështu , taksat në Bullgari janë më të ulëta, nëse flasim për 10% tatim mbi të ardhurat. Për njerëzit, të cilët kanë një biznes personal, është shumë e përshtatshme të punojnë në distancë dhe ata vendosin të regjistrojnë kompanitë e veta këtu. Kështu që qyteti Bansko zë një vend të mirë në hartën botërore të nomadëve digjitalë”- thotë Maria.
Në qytetin e vogël për pushime jeton një komunitet shumëkombësh i njerëzve që kanë "thyer zinxhirin" dhe të cilët e kanë ngritur lirinë në kult. Sepse vendimtare në zgjedhjen e tyre të vendosen në Bansko janë jo vetëm infrastruktura e shkëlqyer dhe qiratë e lira, por dhe ekzistenca e bashkëmendimtarëve, me të cilët të kalojnë bashkë kohën e tyre të lirë. Kurse mali Pirin ofron kushte të shkëlqyera për sport dhe një pushim aktiv. Gjatë dimrit, Maria dhe shokët e saj gërshetojnë punën e vet në distancë nga qyteti Bansko me ngasje të skive dhe të snoubordit. Kurse gjatë periudhës së verës organizojnë kalime në mal.
“Vendi kryesor, ku ne takohemi, është coworking zyra. Përveç kësaj çdo një nomad digjital mund të vendosë nëse të jetë anëtar, kundrejt një takse mujore në “klubin” tonë, i cili tani gjatë periudhës së verës numëron rreth 150 veta. Çdo ditë kemi ngjarje të ndryshme bashkë. Për shembull gjatë ditës së hënë kemi lojëra tavoline, çdo të enjte shkojmë nëpër burimet e ngrohta minerale në fshatrat e afërta, kurse e premtja është dita për barbecue (barbecue day). Kështu që çdo ditë tek ne është shumëngjyrëshe dhe e larmishme - takon njerëz, krijon miqësira” -thotë Maria Stojanova.
Në sajë të fluksit në rritje prej nomadëve digjitalë me një mënyrë të re të menduarit, qyteti ndryshon. Kështu për shembull përpara 3-4 vjetëve këtu nuk ofrohej ushqim vegjetarian dhe vegan. Tanimë ka lloje të ndryshme restorantesh, të cilat zhvillohen në këtë drejtim, pohon Maria dhe bën konkluzionin: “Është më se gjë e mirë të shikoj se pamja e qytetit Bansko ndryshon, që është një lajm shumë i mirë për Bullgarinë! Bansko tanimë është një destinacion gjatë gjithë vitit me ngjarje të shumta dhe gjatë periudhës së verës.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Maria Stojanova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..