Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN në krye të komisioneve të rëndësishme në Kuvendin Popullor

Foto: BGNES

Deputetët nga partia fituese "Ka një popull të tillë" (ITN) kryesuan komisione kryesore në Kuvendin Popullor – ato ligjore, buxhetore dhe financiare, për energjinë, rendin e brendshëm dhe sigurinë.

Sot deputetët duhet të zgjedhin udhëheqjen dhe anëtarët e gjithsej 22 komisioneve parlamentare. Kryetarja e grupit parlamentar të "Ngrihu. BG! Ne po vijmë! " Maja Manollova, i cili është më i vogli në Parlament, njoftoi se grupi po heqë dorë nga postet drejtuese në komisionet në fjalë për shkak të akuzave për luftë për pozicione dhe shpërndarje të forcës politike. Me këtë rast Kryetarja e Kuvendit Popullor, Iva Miteva, vuri në dukje se nëse grupet e tjera parlamentare e ndjekin këtë shembull, komisionet do të mbeten pa udhëheqje dhe puna e parlamentit do të bllokohet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Transparency International” raporton një përkeqësim të indeksit të korrupsionit

Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..

botuar më 25-02-11 10.42.PD
Ministri Georg Georgiev dhe kryemyftiu dr. Mustafa Haxhi

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë bashkëpunimin me kryemyftiun

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..

botuar më 25-02-11 10.11.PD

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD