Valentin Andreev u kualifikua, megjithëse me vështirësi, për finalen e hedhjes së çekiçit në Kampionatin Botëror për të rinj dhe të reja nën 20 vjeç në Nairobi, Kenia.
Andreev, i cili ka një rekord personal prej 78.90 m me një normë kualifikuese prej 74 m, arriti të dërgojë çekiçin prej 6 kilogramësh në 70.54 m dhe përfundoi i dhjeti. Kështu ai siguroi një vend në betejën vendimtare në disiplinë, e cila do të zhvillohet të premten më 20 gusht.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..