Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti ynë detar u shfaq në hartën ndërkombëtare të zonave të fushimit

Shikoni se ku mund të parkoni fushuesin tuaj në qytetin Burgas

Foto: burgas.bg

Qyteti Burgas tanimë disponon me 4 lokacione për fushues, njoftuan nga Bashkia. Zonat e reja disponojnë me korrent, ujë dhe internet. Përveç kësaj aty që të gjithë turistët janë të mirëseardhur me kafshët e tyre të dashura shtëpiake. Gjithashtu ofrohet qasje për personat me aftësi të kufizuara, dhe avantazhi i padiskutueshëm janë restorantet aty pranë dhe pamjet piktoreske. 

Shikoni se cilat janë lokacionet në qytetin Burgas për ndalimin e fushuesve: 

Fushues stop parkingu i varkave “Çengene skele” 

Gjendet në një afërsi të drejtpërdrejtë  me qytezën e rivendosur “Çengene skele”. Vizituesit mund të shikojnë çdo mjet peshkimi, të ndjekin demonstrimin e thurjes së rrjeteve për peshkim dhe të marrin me qira varka deri në ishullin e afërt Shën Anastasia. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit, disponon me kafe-klub të marinarit, restorant, një hapësirë detare dhe kënd lojërash për fëmijët. Është i siguruar uji dhe korrenti. Vendi propozon dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 10 vende.  


Fushues stop parking i varkave “Krajmorie” 

Gjendet në territorin e parkingut të varkave “Krajmorie” në lagjen Krajmorie, në afërsi me plazhin dhe në 5 minuta më këmbë nga qendra e lagjes. Punon gjatë gjithë vitit dhe ka një furnizim të siguruar me ujë dhe me korrent. Propozon dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 5 vende.  


Fushues stop porti i peshkimit “Sarafovo” 

Është i vendosur në territorin e portit të peshkimit “Sarafovo”, vetëm në 5 minuta largësi më këmbë nga qendra dhe plazhi. Në portin e peshkimit ka  një parking publik për biçikleta, nga ku mund të merret biçikletë. Është formuar dhe një korsi e bukur bregdetare për biçikleta, e cila lidh portin me qendrën e Burgasit. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit. Në të ka korrent dhe ujë, ka dhe mundësi për pastrimin e tualeteve kimike. Kapaciteti është për 8 vende.  

Fushues stop qendra sportive “Vetren” - Lagja “Vetren” 

Gjendet në 15 kilometra nga qyteti Burgas në territorin e qendrës sportive “Vetren” dhe disponon me pishinë noti, një terren të mbyllur për futboll, si dhe hotel. Në disa metra është dhe dyqani ushqimor. Kompleksi punon gjatë gjithë vitit dhe propozon dhjetë vende individuale për parkimin e fushuesve. Është i pajisur me korrent dhe ujë. Në afërsi gjendet dhe kompleksi turistik “Akve Kalide”, ku mund të shikohet banja e restauruar e Sulejmanit të Madhërishëm si dhe gërmime arkeologjike të cilat datojnë nga epokat e ndryshme. Gjatë kësaj vere për fushues ose rulotë me dy person të mëdhenj në kampingjet detare në Bullgari del midis 35 dhe 55 leva /rreth 17 dhe 27 euro/në ditë. Kurse qiraja e fushuesit, sipas gjendjes dhe shtesat e ofruara ndryshojnë midis 50 dhe 150 euro në ditë. 

Redaktore: Veneta Nikollova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: burgas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD