Në korrik, numri i vizitorëve të huaj në objektet dhe ekspozitat e Muzeut Historik Rajonal të Veliko Tërnovos u rrit me 47.31%, njoftoi bashkia e qytetit.
Këtë verë shumica e mysafirëve të huaj në kryeqytetin e vjetër janë nga Franca, Rusia, Gjermania dhe Polonia. Pavarësisht krizës së koronavirusit, restorantet dhe hotelet janë plotë mysafirë. Gati 20 000 turistë vizituan kështjellën mesjetare “Carevec”, 6 000 prej tyre të huaj, vë në dukje bashkia.
Një prej vendeve më të dashura për shëtitje është rruga piktoreske "Gurko" me një pamje të bukur drejt lumit Jantra. Shumë i gjallëruar është edhe Pazari “Samovodska” me punëtoritë e tij të shumta artizanale, ku mjeshtrit demonstrojnë live zanate të lashta të trashëguara brez pas brezi, të cilat po praktikohen edhe sot e kësaj dite.
Kisha mesjetare "40 Martirët e Shenjtë”, e ndërtuar dhe pikturuar për nder të fitores së Mbretit Ivan Asen II mbi despotin e Epirit Theodore Comnenus në vitin 1230, është ndër vendet më të vizituara.
Në vapën e verës jeta kulturore në Veliko Tërnovo është në kulmin e vet - ekspozita, koncerte, premiera dhe të gjitha llojet e ngjarjeve në natyrë tërheqin vëmendjen e publikut.
Aktualisht qyteti është mikpritës i Festivalit Ndërkombëtar "Vera, Kukulla dhe Miq" 2021 me pjesëmarrjen e aktorëve nga Estonia, Rusia dhe Bullgaria. Ata i paraqesin veprat e tyre skenike në skenën e “Verës së Artit” në Parkun “Asenevci”. Veselin Vasilev, themeluesi i festivalit, komentoi për programin "Hristo Botev" të Radios Kombëtare Bullgare:
“Spektatorët më të vegjël të festivalit tonë shijojnë shfaqje të mrekullueshme kukullash, të cilat i prezantojmë çdo fundjavë që nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit. Këto janë shfaqje të zgjedhura nga repertori i shumë teatrove shtetërorë të kukullave, të trupave të pavarura teatrore, si dhe të teatrove të huaj.”
Një prej atraksioneve më të mëdha në kryeqytetin e vjetër bullgar është shfaqja audio-vizuale "Tingulli dhe drita", krijuar në vitin 1985 nga një ekip bullgaro-çekosllovak. Më 21 dhe 28 gusht, shouja-emblemë do të mund të shihet falas nga Sheshi “Car Asen” /“Mbreti Asen”/.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Veneta Nikollova, Ani Petrova
Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..
Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..
Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..
Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve..