Gjashtë vjeçari Velisllav Zahariev nga Berkovica para disa ditësh u bë nënkampion evropian në Kampionatin e BE të Shahut për Fëmijë.
Edicioni i 18 i turneut u zhvillua në qytetin Mjurek të Austrisë. Pjesëmarrësit ishin të ndarë në katër grupe sipas moshës – deri në 8, 10, 12 dhe 14 vjeç. Velisllav hyri në grupmoshën e më të rinjve dhe shumica e rivalëve të tij ishin më të mëdhenj. Kjo sfidë nuk ishte pengesë për shahistin e vogël, i cili humbi vetëm një lojë nga gjithsej nëntë të luajtura në kampionat. Sipas përfaqësuesve të Klubit të Shahut “Elit”, shahist i të cilit është Velisllav, arritja e tij është e pakrahasueshme në historinë e kampionateve për djem.
Shpresa jonë e re filloi të luante shah me babanë e tij kur ishte vetëm dy vjeç, duke njohur fillimisht figurat në tabelë. Një vit më vonë ai filloi të punonte me një trajner profesionist. Deri më tani, Velisllav ka fituar 10 kupa dhe 27 medalje në vend dhe jashtë vendit, ishte kampion dy herë i Bullgarisë, dhe që nga ky muaj është gjithashtu një nënkampion i BE-së.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..